E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu takon Metën: “Qeveria e ardhshme të mbajë premtimet për punësimin dhe rritjen ekonomike”

19-07-2013 / Gazeta 55

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu i shoqëruar nga përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc C. Crawford, u pritën në një takim nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta

Kreu i LSI- Ilir Meta në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaroi se ndajnë të njëjtat qëllime për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. “Ishte kënaqësi për tu takuar me ambasadorin e SHBA-ve, shkëlqesinë e tij z. Aleksandër Arvizu dhe ekipin e tij së bashku me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ishte një kënaqësi sepse ndajmë qëllime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të bazohet në një situatë ekomomike më të mirë, në një klimë biznesi më të mirë dhe në mundës të reja për investitorët e huaj, në mënyrë të veçanta ata amerikanë për të zgjeruar prezencën e tyre në vendin, për të qenë shembull pozitiv për tërheqjen e investimeve të tjera nga Amerika, Evropa etj në Shqipëri. kjo do të ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit, do të ndihmojë në rritjen e punësimit të qytetarëve tanë dhe do të përmirësojë edhe imazhin e Shqipërisë akoma më tej. Ndaj unë dua të shpreh edhe një herë tjetër falënderimin për të gjitha idetë e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe me qeverinë e ardhshme, në mënyrë që kjo klimë biznesi të përmirësohet në mënyrë thelbësore, ligjet të zbatohen dhe hapësirat dhe mundësitë për investimet e huaja në Shqipëri të shtohen me shpejtësi” - u shpreh Meta.
Ambasadori Arvizu nga ana e tij teksa falënderoi Metën për kohën që i dedikoi në këtë prag tranzicioni, vlerësoi rolin kyç që kreu i LSI-së do të ketë në qeverinë e re. Arvizu theksoi se Shqipëria ofron mundësi të mëdha investimi dhe amerikanët po kërkojnë mundësi të reja. “Falënderoj zotin Meta për kohën që mori gjatë kësaj periudhe tranzicioni shumë të ngarkuar me pune. Kemi folur për punësimin dhe ekonominë, punësimin dhe ekonominë, punësimin dhe ekonominë. Si amerikan jemi realist për sa i përket arsyeve gjeografike, traditës dhe historisë që disa nga partnerë strategjikë të Shqipëria si Italia, Greqia, Austria, Turqia etj, kanë disa avantazhe për të qenë investitorë të mëdhenj këtu. Por amerikanët janë gjithmonë në kërkim të oportuniteteve dhe mundësive të reja. Ajo që unë kuptoj qartë sa herë që flas me investitorë amerikanë është se në Shqipëri ka mundësi të mëdha investimi. Cilësia e forcës së punës, edukata për etikën e punës është shumë e lartë. Ne kemi biseduar sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit. Na duhet më shumë qartësi, më shumë transparencë, më shumë parashikueshmëri. I urojmë gjithë të mirat qeverisë së re dhe ne jemi të bindur se z. Meta dhe partia e tij kanë një rol tepër të rëndësishëm për të luajtur në qeverisjen e re” - theksoi ambasadori amerikan, i cili duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me krimet e fundit të shënua në vend u tha se biseda u përqendrua vetëm tek punësimi dhe ekonomia dhe implementimin e ligjit ne funksion të rritjes ekonomike.
Nga ana e tij përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc C. Crawford teksa falënderoi zotin Meta dhe LSI për mbështetjen tha se punësimi është një ndër tematikat më rëndësi që prek mbarë globin ndaj e tillë duhet të jetë edhe për Shqipërinë. “Dua të falënderoj z. Meta që na mirëpriti sot në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që na dha mundësinë për të prezantuar disa nga prioritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Punësimi është një tematike kryesore në Amerikë, në tematikë kryesore në botë dhe është një tematikë tek e cila duam të fokusohemi edhe këtu në Shqipëri. Sepse sektori privat nuk pret që të jetë qeveria ajo që i krijon këto vende pune, por sektori privat dhe veçanërisht Dhoma Amerikane e Tregtisë pret një strukturë sa më konkrete, sa më koncize dhe sa më konsistente dhe qartësi nga qeveria përsa i përket funksionimit të biznesit në këtë vend. Biznesi amerikan ka qenë aktiv dhe i angazhuar në Shqipëri, do ta vazhdojë të jetë gjithnjë i angazhuar dhe dua të falënderoj z. Meta për gjithë mbështetjen e tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim përsa i përket angazhimit tonë të mëtejshëm si Dhomë Amerikane e Tregtisë dhe biznesit amerikan këtu në Shqipëri”- tha Marc C. Craëford.
Meta - Benjelloun: Bashkëpunim të ngushtë me strukturat e OKB/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti dje Koordinatoren Rezidente të OKB në Shqipëri znj. Zineb Touimi-Benjelloun. Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri i shprehu z. Meta urimet më të ngrohta për rezultatin e LSI në zgjedhje dhe ofroi një ekspoze të punës së 20 Agjencive të OKB që punojnë në Shqipëri. Këtu znj. Touimi-Benjelloun theksoi se puna e OKB përqendrohet në adresimin e prioriteteve kombëtare dhe në asistencën që i ofrohet Qeverisë shqiptare përmes bashkëpunimit me aktorë qeveritarë dhe jo-qeveritarë. Z. Meta theksoi se LSI ka qenë gjithnjë e hapur të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e OKB dhe se Qeveria e re do ta forcojë edhe më tej bashkëpunimin me të gjitha Agjencitë që asistojnë në Shqipëri. “Ne kemi nevojë të fokusohemi më tepër në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve” - tha z. Meta duke nënvizuar se “OKB do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme për zbatimin e Programit të Bashkëpunimit 2012-2016”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›