AKKP, brenda muajit gusht, gati tabloja e plotë e çmimeve të tokës
Autori i Lajmit: red.
Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qarkun e Vlorës, po realizon procesin e azhornimit të hartës së vlerës së trojeve, një proces që pritet të përfundojë brenda muajit gusht të këtij viti. Burime zyrtare nga kjo zyrë thanë se “ky proces tashmë i përvitshëm synon të pasqyrojë një vlerë reale financiare për trojet që ndodhen në qytet”. Specialistët po punojnë me të dhënat përkatëse për të krijuar tablonë e plotë të çmimeve që ofrohen për trojet, sipas zonave të ndryshme. Ky proces pritet të përfundojë brenda muajit gusht, gjë që do të krijojë kushtet për vazhdimin e kompensimit financiar të ish- pronarëve, në funksion të vendimeve përkatëse të qeverisë. Harta e vlerës së trojeve, për qytetin e Vlorës, u realizua për herë të parë në muajin tetor të vitit të kaluar. Përfundimi i studimit për hartën e vlerës së trojeve për territorin e bashkisë së Vlorës u vlerësua si një nga momentet më të rëndësishme në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kështu, përcaktimi i vlerës së trojeve, sipas zonave, krijon hapësirat e duhura që procesi i kompensimit të vazhdojë me ritmet e nevojshme. Paralelisht me këtë, Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për Vlorën ka mbyllur edhe procesin e grumbullimit të dokumentacionit përkatës për të gjithë qarkun, duke e përcjellë atë drejt Zyrës Qendrore. Prej krijimit të kësaj strukture, gjatë dy viteve të fundit në Vlorë, janë mbyllur ose janë në proces, mbi 450 dosje.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008