E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku forcohet kundrejt USD-së dhe ruajti të njëjtat vlera me euron

Autori i Lajmit: red.
Leku u forcua kundrejt monedhës së gjelbër amerikane, ndërsa qëndroi në pothuaj të njëjtat vlera në kursin e këmbimit me euron, gjatë javës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fillim të javës 1 USD u këmbye mesatarisht me 76.74 lekë, ndërsa në fund të javës me 77.54 lekë. Kurse euro u këmbye mesatarisht me 121.89 lekë në fillim të javës dhe në fund të saj me 121.91 lekë. Nga të dhënat e Bankës Qëndrore, rezulton se gjatë kësaj jave leku ka paraqitur qëndrueshmëri dhe ndaj valutave të tjera, një situatë e favorizuar nga efektet e sezonit veror, që pritet të ndikojë në forcimin e lekut. Por nga ana tjetër dhe ndërhyrjet në tregun valutor të Bankës së Shqipërisë, duke blerë kryesisht euro, ka bërë të mundur qëndrueshmërinë në kursin e këmbimit të lekut me monedhat e tjera. Gjatë sezonit veror, që përkon me ardhjen e mijëra emigrantëve dhe turistëve nga Kosova e Maqedonia për të kaluar pushimet në Shqipëri, vlerat e valutave në këmbimin me lekun bien. Uljen më të ndjeshme e pëson Euro, pasi pjesa kryesore e të ardhurave në këtë periudhë vijnë nga shtete të eurozonës. Nga ana tjetër, blerja më lirë e valutave kryesore nga biznesi, veçanërisht i euros, pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të mallrave të importit për periudhën në vazhdim.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›