Betohen para Sejdiut 15 gjykatës e 9 prokurorë
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka dekretuar 15 gjykatës, 9 prokurorë dhe një anëtar të Këshillit Gjyqësor, të cilët u betuan se do të kryejnë punën e tyre në shërbim të sundimit të ligjit me paanshmëri, angazhim dhe profesionalizëm të lartë. Shtrirja e sistemit gjyqësor në veri të vendit do të bëhet në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar në vend, theksoi Presidenti Sejdiu dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa.
“Do të bëhet punë që të kenë mundësinë edhe gjyqtarët e zgjedhur të bëjnë veprimtaritë e tyre të rregullta si duhet. E dini se ka disa probleme praktike që janë të ditura. Unë besoj se me kohë dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti në këtë periudhë, edhe të UNMIK-ut, por edhe të EULEX-it, do të sigurohen mundësi të reja. Nuk do të ndalemi, është me rëndësi që institucionet e Kosovës të funksionojnë në të gjithë integritetin e tyre të plotë edhe në kuptimin territorial”, u shpreh presidenti Sejdiu.
Nga ana tjeter kreu i Gjykates Supreme, Rexhep Haxhimusa, u shpreh se po bëhen përpjekjet maksimale për funksionimin e sistemit gjyqësor. “Në një strategji të veçantë nuk mund të ndërtojmë për atë pjesë. Mendoj se, ashtu siç tha Presidenti, është ajo që po bëhen përpjekje që të kalohen mundësitë tona maksimale, bashkë me faktorin ndërkombëtar që sa më shpejt edhe ajo pjesë atje të funksionalizohet me kapacitetin e plotë”, tha zoti Haxhimusa.
Gjykata e Qarkut në veri të Mitrovicës qëndron e mbyllur që nga mesi i muajit mars të këtij viti, për shkak të uzurpimit të ndërtesës nga protestuesit serbë. Më 17 mars, KFOR-i dhe Policia e UNMIK-u larguan serbët nga objekti, por stafi i gjykatës vazhdon të punojë me personel të përgjysmuar në qytetin e Vushtrisë.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008