Hipoteka, të marrësh tapi për ndërtimin pa leje
Autori i Lajmit: red.
Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka) ka ndryshuar procedurën e regjistrimit të pronave dhe këtu bëhet fjalë për pronat me sipërfaqe të madhe mbi 5 hektarë.
Menjëherë pasi këto zona dhe ndërtime pa leje të miratohen në këshillat përkatës, ALUIZNI do të kontaktojë me personat e interesuar. Këta të fundit, në rast se e kanë truallin pronë të tyre do të paguajnë vetëm për procedurat administrative, në rast të kundërt do të paguajnë dhe vlerën e truallit, sipas ligjeve që janë në fuqi.
Hipotekimi
Hipotekimi i ndërtesave do të bëhet vetëm pasi pranë ALUIZNI-t të jenë paraqitur faturat përkatëse. Pasi të ketë përfunduar regjistrimi i pronës së legalizuar në ZRPP, atëherë pronarët mund ta quajnë të mbyllur kapitullin e pronësisë mbi objektin e tyre. Ndërkohë, me marrjen e lejes së legalizimit, bankat do të kenë mundësi që të japin kredi. Pasi vendimi i ALUIZNI-t në këtë rast cilësohet zyrtar dhe shteti ka dhënë garancinë që objekti nuk do të shembet për asnjë rast. Madje, pas marrjes së legalizimit, nëse shteti vendos që në truallin e objektit të ndërtojë një vepër publike, do të veprohet vetëm pasi të paguhen dëmshpërblimi. Në këtë rast dhe bankat marrin garancinë nga shteti shqiptar.
Kriteret
Aktualisht, ALUIZNI ka përcaktuar të gjitha kriteret që duhen plotësuar për të marrë titullin e pronësisë dhe, sipas tyre, ky dokument mbart të tërë informacionin që është në përputhje me nomenklaturën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bën të mundur që drejtperdrejtë pas marrjes së këtij dokumenti, prona do të hyjë në treg dhe me të mund të kryhen transaksione. Akti i pronësisë që do të merret për ndërtimin do të shoqërohet me hartën treguese ose gent-planin dhe me të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm. Aktualisht legalizimi i objekteve të ndërtuara në zonat informale ka përfshire tri kategori kryesore ndërtimesh. Kështu, kategoria e parë e ndërtimeve, është ajo kategori, ku të gjithë janë pajisur menjëherë me lejen e legalizimit. Këto objekte janë ndërtuar në pronat e vetë pronarëve dhe duke qenë se nuk kanë asnjë problem në plotësim dokumentacioni janë pajisur me leje legalizimi. Kategoria e dytë është ajo, ku janë ndërtime të bëra mbi tokën shtetërore, dhe kanë tashmë dokumentacionin e gatshëm. Kategoria e tretë janë ato objekte, që janë ndërtuar mbi pronën e tjetrit. Përsa i përket kësaj kategorie, nga ana e ALUIZNI-t, ka nisur bashkëpunimi me institucionet përkatëse dhe është bërë kërkesë në ZRPP për listën e pronarëve të ligjshëm. Pasi të dorëzohen këto lista, atëherë do të fillojë kompensimi i subjekteve të shpronësuara dhe do të ecet më pas me dhënien e tapive për personat që kanë ndërtuar pa leje.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008