Beogradi, sinjali i parë për kompromis me Kosovën
Autori i Lajmit: red.
Në grindjen me Bashkimin Evropian mbi pavarësië e Kosovës qeveria serbe ka sinjalizuar për të parën herë gatishmëri për kompromis. Ministri i jashtëm Vuk Jeremic i tha gazetës "Frankfurter Allgemeinen Zeitung", se nuk ka dyshime që BE ja duhet të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë. Për këtë nevojitet një mandat i ri i Këshillit të Sigurimit të OKB së për misionin juridiko-policor të BE së në Kosovë, tha ai. Në të njëjtën kohë Jeremic paralajmëroi që edhe dy të akuzuarit e fundit të tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish-Jugosllavi që gjenden në arrati, Ratko Mladic dhe Goran Haxhic, do të ekstradohen së shpejti në Hagë. Qeveria në Beograd pret në këmbim një mbështetje më të qartë të BE-së për kursin e saj proevropian, tha ai.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008