KE, 6.6 milionë euro ndihmë për Prishtinën
Autori i Lajmit: red.
Zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë dhe Institucionet e Kosovës kanë arritur një marrëveshjeje për formimin e Agjencive Rajonale për Zhvillim në Kosovë, me qëllim të zhvillimit socio- ekonomik. Ndonëse ende nuk është vendosur nëse do të jenë 4 apo 5 agjenci, megjithatë Komisioni Evropian ka vendosur që për këtë vit të ndajë 6.6 milionë euro. Qëllim i këtij takimi ishte shqyrtimi i perspektivave të zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë, si dhe vlerësimi i saktë për zhvillimet dhe të arrihet pajtueshmëri për themelimin e Agjencive Rajonale për Zhvillim në Kosovë. "Koncepti i zhvillimit ekonomik rajonal do të ndihmojë zhvillimin socio-ekonomik dhe procesin e pajtimit në kornizën e procesit të integrimit evropian në Kosovë", ka sqaruar Kjartan Bjornsson, i ngarkuari me punë i ZNKE. Autoritetet e Kosovës përfaqësoheshin nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Agjencia për Integrime Evropiane, Asociacioni i Komunave të Kosovës si dhe kryetarët e komunave: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008