Vlorë, prona qeveritare përplasje fizike mes pronarëve dhe gardës
VLORË- Rikthehet konflikti i pronave mes Gardës së Republikës dhe pronarëve të tokave në Ujë të Ftohtë. Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta të Gardës janë grumbulluar në afërsi të njërës prej pronave pranë rezidencës qeveritare, e cila iu është kthyer pronarëve.
Burime nga vendngjarja raportojnë se ka përplasje për tokën te ish vilat qeveritare në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë. Garda ka tentuar të rrethojë zonën, por ka hasur në kundërshtiin e pronarëve dhe përplasja ka qenë pikërisht për këtë arsye. Pronarët akuzojnë gardën dhe drejtorinë vilave se po shkel ligjin pasi Gjykata e Lartë dhe përmbarimi i ka dhënë atyre të drejtë. Nga ana tjetër drejtoria e vilave pretendon se ky territor është nën administrimin e rezidencave qeveritare
Efektivët e gardës dhe FNSH janë vendosur në territorin e vilave për të bllokuar punimet që po kryhen, ndërkohë që pronarë kanë kundërshtuar, duke bërë rezistencë kundër forcave speciale duke thënë se e kanë fituar luftën ligjore ndaj gardës.
Mësohet se konflikti ka rinisur, pasi pronarët e tokës kanë nisur të ndërtojnë një objekt në këtë zonë. Pak muaj më parë Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të pronarëve të tokës, përfaqësues të Gardës së Republikës i kanë kërkuar firmës ndërtuese që të ndërpresë punimet.
(el.me/BalkanWeb)