E Diel, 1 Nëntor 2026

Hashash drejt Italisë, sekuestrohen 797 kg drogë në Portin e Durrësit

Durrës- 797 kg lëndë narkotike janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, në një kamionçinë që po tentonte të imbarkohej në një nga tragetët e linjës Durrës-Bari.

Mesohet se droga e sekuestruar është e llojit kanabis sativa, dhe kamionçina me targa AA 078 Ç e drejtuar nga Rejdi Furxhi, duke përfituar nga fluski i madh i emigrantëve ka tentuar të kalojë pa problem pikën e kontrollit në port.

Sipas policisë mesohet se hashashi ishte i mbështjellë me letër natriban për ti shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë dhe ishte presuar në 427 kuti kartoni.

Policia arrestuar e drejtuesit të kamionçinës, 24 vjeçarin Rejdi Furxhi, person pa precedente penal. Ndërkohe sekuestrimi i kësaj sasie droge e çon në 1.200 kg sasinë e hashashit të sekeustruar në portin e Durrësit gjatë viti 2011.

Nga dëshmitë e 24-vjeçarit pritet edhe zbardhja e këtij trafiku ndërkombëtar si dhe zbulimi i identiteteve të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet mes dy vendeve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Drogë në autobus drejt Italisë Durrës – Mbrëmjen e të premtes, në portin e Durrësit...
  2. Drogë drejt Greqisë, sekuestrohen 5.1 kg heroinë në Kakavijë Kakavijë- Policia e Kakavijës ka sekuestruar 5.1 kg lëndë narkotike,...
  3. Porti i Durrësit- Sekuestrohen 227 kg marijuanë, pranga shoferit Durrës- Një 38-vjeçar është arrestuar në orët e para të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›