E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtje zgjedhore në Kosovë

Në Kosovë sot është heshtje parazgjedhore. Partitë politike në vend mbyllën fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit, të parat pas shpalljes së pavarësisë. Përfaqësues të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ritheksuan rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe bënë thirrje për shmangien e çdo veprimi të dhunshëm që mund të dëmtojë procesin. Pritet që mijëra vëzhgues vendas e të huaj të përcjellin procesin e votimeve, të cilat organizohen për herë të parë nga vetë institucionet e Kosovës. Për të siguruar një proces të qetë zgjedhor, janë vënë në gatishmëri rreth 5 mijë policë. Në votimet e së dielës do marrin pjesë rreth 1.5 milionë votues që do të zgjedhin krerët e 36 komunave, të cilët do dalin nga 205 emrat në garë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›