AKR: Guineja e Re njeh sovranitetin e Kosovës
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli është njoftuar për njohjen e re nga vetë ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti oqeanik. Në komunikatë bëhet e ditur se letra zyrtare e njohjes së Kosovës nga Guineja e Re, do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin janar. Më tej thuhet se përveç Guinesë së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete tjera të Azisë se Largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitave që kreu i AKR-së u ka bërë këtyre shteteve. “Emrat e këtyre shteteve do të konfirmohen në momentin e duhur në mënyrë që tani të mos pengohet procesi pozitiv i ngritjes së numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata e AKR-së.