E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad akuzon SHBA-në për gënjeshtra

Raporti i besueshëm teknik iranian, në të cilin përshkruhen përpjekjet e Teheranit për të dizajnuar një shkrepës për bombat bërthamore është hartuar nga Washingtoni, deklaroi presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

Ahmadinejad u pyet nga kanali televiziv amerikan, ABC, rreth shkrimit të gazetës Times, në lidhje me atë që e quajti dokument të besueshëm teknik të Iranit, në të cilin përshkruhet plani katërvjeçar për të testuar një shkrepës neutronik, pjesë e predhës bërthamore, e cila nxitë shpërthimin.

“Janë të gjitha këto dokumente të fabrikuara, të cilat hartohen nga qeveria amerikane”, theksoi Ahmadinejad.

Ai më tutje shtoi se raportet, se Irani po punon në zhvillimin e një shkrepësi bërthamor, “thjeshtë nuk janë të vërteta”.

Raporti i gazetës Times u cilësua si i pabazë edhe nga ana e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, duke shtuar se qëllimi i këtij raporti është që të shtohet trysnia politike dhe psikologjike ndaj Iranit.

Irani ka theksuar se programi i vet për pasurimin e uraniumit ka për qëllim prodhimin e energjisë, në mënyrë që Irani të jetë në gjendje që të eksportojë një sasi më të madhe të gazit dhe naftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›