E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët izraelitë kanë trafikuar organe palestinezësh

Një vend të gjerë në lajmin e televizionit zunë deklaratat e Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Izraelit, Jehuda His, i cili rrëfeu se si kishin fshehur korneat që kishin marrë nga kufomat."Kapakët e syve të viktimës ngjiteshin me njëri-tjetrin, kurse nga viktimat, familjet e të cilëve e dinim se do ti hapnin sytë e të ndjerit, nuk merrnim kornea", ishin pohimet rrëqethëse të doktorit izraelit. Jehuda His në vitin 2004 ishte shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Izraelit për shkak të parregullsive në lidhje me mënyrën e përdorimit të organeve.His akuzohet për shitjen e organeve spitaleve dhe institucioneve të tjera mjekësore. Pas shkarkimit nga kjo detyrë, His kishte vazhduar të punonte si patolog në Mjekësinë Ligjore. Zyrtarët e ushtrisë izraelite e konfirmuan lajmin e Kanalit-2 duke thënë se "kjo praktikë ka marrë fund 10 vite më parë dhe tani nuk bëhet më një gjë e tillë". Pak kohë më parë, një gazetë suedeze kishte pretenduar se ushtarët izraelitë palestinezet i vrisnin për t'u marrë organet.Gazeta kishte shkruar se ushtarët izraelitë kufomat e të rinjve palestinezë që kishin kapur në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor i kishin dorëzuar me disa organe mangët. Disa rabinë amerikanë në qytetin Nju Xhersi të SHBA-së kishin ndërmjetësuar në transplantimin e këtyre organeve, është kjo një akuzë tjetër që zinte vend në këtë lajm. (TRT/start)                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›