Uragani “Laurence” godet Australinë Perëndimore
Uragani me erëra që arritën shpejtësinë 215 kilometra në orë, është klasifikuar në kategorinë 5 kur goditi dje në mbrëmje Eighty Mile Beach, por tashmë e ka ulur fuqinë në kategorinë 3. Shërbimet e ndihmës njoftuan se do të kontrollojnë zonën me helikopter për të verifikuar nëse ka viktima. "Tani për tani, e kemi të vështirë të vendosim kontakt me njerëzit në Wallal dhe Mandora, po përpiqemi që fillimisht të verifikojmë informacionet sipas të cilave nuk ka humbje në njerëz", njoftoi Les Hayter, zyrtar i shërbimeve të ndihmës.