AKR sjell alternativë tjetër të menaxhimit për PTK-në

Prishtinë, 17 gusht - Institucioni financiar, London Capital Markets, ka shprehur interesim që t’i ofrojë qeverisë së Kosovës 400 milionë euro kredi për Postë Telekomin e Kosovës, në shkëmbim të qeverisjes së kësaj kompanie për gjashtë vjet. Kështu tha nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari –Lila në një konferencë për media, ku sqaroi se këtë ofertë do t’ia prezantojnë edhe qeverisë, ndonëse kjo e fundit tashmë ka shpallur tender për shitjen e PTK-së, ka raportuar RTK.
Qeveria e Kosovës, përveç shitjes, mund të gjejë edhe alternativa tjera të menaxhimit të Postë-telekomit të Kosovës, në mënyrë që të arrijë deri te mjetet financiare, të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit buxhetor.
Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari –Lila tha se institucioni financiar, London Capital Markets, nga Britania e Madhe, ka shprehur interesim që të financojë PTK-në në formë të kredisë prej 400 milionë eurosh, që ato mjete t’i ofrohen qeverisë së Kosovës në shkëmbim të menaxhimit të këtij institucioni për gjashtë vjet.
“Rrjedhimisht viti i parë do të ishte një “greis periode” periudhë falëse, që nuk do të kishte nevojë të kthimit të kredisë, ndërsa prej vitit të dytë të menaxhimit të PTK-së nga kjo kompani atëherë do të fillonte kthimi i kredisë. Megjithatë kushti është që të ndërrohet menaxhmenti i kompanisë, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës dhe ministritë përkatëse”, tha Lila.
Kusari Lila prezantoi një letër të nënshkruar nga drejtori i kësaj kompanie Abidin Tusder, dërguar kreut të AKR-së, Behxhet Pacollit. Në letër theksohet se PTK-ja është përmendur në mes të një vlere nominale prej 350 deri në 500 milion euro. Prandaj London Capital Markets ka shprehur interesin për të hyrë në bisedime me PTK-në dhe Qeverinë e Kosovës për strukturën dhe rregullimin e një kredie që ofron 400 milion Euro me një shkallë interesi mesatar. Pas përfundimit të kredisë, Qeveria do të ketë dy zgjidhje, të mbetet me të njëjtin menaxhim, duke negociuar për një linjë të re kreditimi me kushte të reja, apo ta zëvendësojë menaxhimin dhe të veprojnë edhe një herë sipas dëshirës së saj, thuhet në letër.
Prandaj Kusari Lila tha se ka forma tjera të marrjes së parave, përveç shitjes së PTK-së, të cilën AKR-ja e kundërshton sërish.
“Forma të cilën ne e prezantojmë është që qeveria inkason mjetet për projektet e veta, qoftë ajo edhe autostrada, por pas gjashtë vitesh të menaxhimit të ndërmarrjes nga një kompani e huaj dhe kthimit të kredisë, prapë e tërë PTK-ja do t’i mbetet në pronësi të qeverisë së Kosovës”, tha Lila.
Kompania London Capital Markets është shumë serioze dhe oferta është bërë në bazë të performancës së deritashme të PTK-së, tha Kusari-Lila, duke theksuar se përmes ndërrimit të menaxhmentit, kompania do të lirohet edhe nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Ajo theksoi se kjo alternativë nuk ëshët e vonuar, pavarësisht se qeveria tashmë ka shpallur tender për shitjen e PTK-së.
“Aspak nuk është e vonë, pasi në projekte të ndryshme, qeveria ka vonesa deri në 3-4 vite. Vetëm një projekt, ai i Kosovës së re edhe më tepër ka qenë i avancuar kur është ndalur dhe ndryshuar. Ne ia prezantojmë opinionit publik, do t’ia dërgojmë edhe qeverisë por shpresojmë te merret seriozisht”, tha Lila.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave e ka publikuar me 9 gusht tenderin për shitjen e Telekomit të Kosovës. Në tender thuhet se qëllimi është që të shitet shumica e aksioneve të kësaj kompanie publike, që janë 100 për qind pronë e Qeverisë.
Qeveria e Kosovës kishte vendosur më herët që të shesë 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës, që sipas vlerësimeve mund të arrijnë vlerën prej 300 deri në 600 milionë euro.