E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKSIDENT NE ELBASAN

 

Një 71 vjeçar nga qyteti i Elbasanit ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin rajonal, ku ai ndodhej prej disa orësh si pasojë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e së martës. Burime të policisë së Elbasanit bënë të ditur, se 71 vjeçari Thanas Kamami ishte duke ecur në trotuar pranë tregut industrial të qytetit, kur u përplas nga një mjet tip "Volsvagen" i drejtuar nga 24 vjeçari Olsi Topuzi. Mësohet se24 vjeçari Topuzi e transportoi të aksidentuarin në spital dhe më pas u largua duke deklaruar, se ekishte gjetur atë në rrugë në gjendje të rëndë. Burime të policisë thanë se drejtuesi i mjetit u ndalua disa orë pas këtij aksidenti dhe ndaj tij janë ngritur akuzat"shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe " largim nga vendi i ngjarjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›