AKU: Mungon higjiena në furrat e bukës
19/05/2011 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon 225 furra, gjoba në Tiranë dhe Fier
Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka vënë në sitë furrat e bukës. Nuk është hera e parë që inspektorët e kontrollit të ushqimeve kanë parë nga afër situatën në terren dhe duhet thënë se problematika mbetet e pandryshuar. Mungesë higjiene dhe probleme me etiketat, apo mënyrën e tregtimit të produkteve. Përpos identifikimit të problemeve dhe vendosjes së gjobave sipas ligjit, shumë pak furra të bukës kanë mundësi të përmirësojnë kushtet e përpunimit apo tregtimit të këtij produkti kaq masiv në tryezën e shqiptarëve. Tashmë prej dy muaj e gjysmë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollin në 225 furrat e para në Tiranë dhe Fier, kontroll i cili do të vijojë në të gjithë vendin.
Problemet e konstatuara
Inspektorët kanë parë nga afër edhe kushtet higjieno-sanitare të ambienteve ku prodhohet buka, kushtet tekniko-teknologjike të këtij procesi, kushtet higjieno-sanitare të mjeteve të punës, kushtet higjienike dhe pajisjen e stafit të operatorëve të biznesit me librezë shëndetësore dhe përgatitjen e tyre profesionale. Probleme janë konstatuar në mungesën e higjienës së ambienteve, prania e brejtësve, mungesa e etiketës, ku të jetë shënuar pesha, data e skadencës. Po kështu inspektorët kanë vënë re edhe raste ku maja e bukës ka qenë mbi normën e lejuar. Një kontroll i ngjashëm është zhvilluar edhe vitin e kaluar në një zonë të Tiranës, gjatë stinës së nxehtë për të parë kushtet higjieno-sanitare të ruajtjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore, evidentimin e problemeve të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore. Tashmë furrat e bukës kanë kaluar tërësisht nën varësinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili ushtron funksionet e inspektimit. Më parë këtë funksion e kryenin organet e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Bujqësisë.
Sanksionet
Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka vendosur gjoba për rastet e konstatuara. Nëse nuk merren masa për korrigjimin e vërejtjeve do të ketë sanksione të tjera, deri në mbyllje të aktivitetit. Pavarësisht se në vendin tonë mungon kultura e ambalazhit të letrës për këto produkte, vetë qytetari duhet të kërkojë që buka të mos jetë e ambalazhuar me plastmasë, apo që transporti të mos bëhet me arka plastike. Sipas rregullave dhe standardeve të ligjeve evropiane, të cilat janë përshtatur edhe në Shqipëri, ambalazhi duhet të jenë letër e karton. Inspektorët kërkojnë që në bazë të ligjit prodhuesit e bukës të zbatojnë me rreptësi normat tekniko-teknologjike dhe higjieno-sanitare për të bërë të mundur parandalimin e sëmundjeve që mund të lindin nga mungesa e higjienës.