Miratohet akti për fletët e kontenstuara, opozita kërcënon KQZ-në
19/05/2011 Klima e tensionuar jashtë godinës transferohet brenda sallës së mbledhjeve
“Turma që ndodhet aty jashtë, mund të mbërrijë dhe në shtëpinë tuaj”, - ishte një ndër kërcënimet e shumta opozitës të bëra dje në mbledhjen e paradites së djeshme ndaj kreut të KQZ-së Arben Ristani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një klimë të tensionuar, në mbledhjen e djeshme bëri shqyrtimin e projektaktit, në të cilin parashikohej që të vlerësohen si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës të gjendura në kutitë e gabuara. Ka mjaftuar fjalimi i hapjes së mbledhjes nga përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrastit që mbledhja të degjeneronte në debate, akuza, madje dhe në kërcënime nga ana e të pranishmëve në sallën e mbledhjeve të KQZ-së. Nga ana e tyre socialistët e kanë konsideruar si të paligjshëm këtë akt, në të cilin parashikohet vlefshmëria e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar. Sipas nënkryetares së KQZ-së Dëshira Subashi, “tabelat e rezultateve për këshillin bashkiak e të kryetarit janë të përmbyllura. Jemi në procedurat që tabelat janë të mbyllura e nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në hapjen e kutive të votimit. Po degradohet procesi. Nëse ju hapni kutitë e votimit, nuk ka më proces votimi. Ju keni një akt të paligjshëm, sepse akti normativ do 5 vota. Po bëni shkelje të Kodit Zgjedhor me pasojë të rëndë”, - u shpreh Subashi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të komisionit Arben Ristani, i cili theksoi se çdo votë e kontestuar do të numërohet dhe më pas do të bëhet përmbyllja e tabelës së rezultateve për KZAZ-të që kanë shprehur kontestimet e tyre pranë KQZ-së. “Do të numërohet çdo votë e kontestuar dhe çdo kuti do të hapet për ti këqyrur”, - tha Ristani. Por deklarata e Ristanit solli më pas kërcënimin e përfaqësuesit të PS-së Eridion Salijanjit kundrejt Ristanit. Duke iu referuar turmës së simpatizantëve dhe deputetëve të PS-së, që i shin jashtë ambienteve të godinës së KQZ-së, Saliani theksoi: “Mjafton të nxirrni kokën në dritare për të parë gjithë atë turmë njerëzish, të cilët nuk janë aty për qejf. Mendojini mirë pasojat e miratimit të këtij vendimi, pasi këto turma do të mësyjnë drejt këtij i nstitucioni, pasi ky që po bëni është një vendim i jashtëligjshëm dhe që mbi të gjitha cenon rëndë kushtetutshmërinë e këtij vendi. Mendojini mirë, pasi ajo turmë mund të mbërrijë deri në shtëpinë tuaj”, - kërcënoi Salijanji kreun e KQZ-së Arben Ristani.
Subashi: Kërkoj mbrojtje nga shteti
Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi kërkoi dje publikisht mbrojtjen fizike ndaj personit të saj. Kërkesa e Subashit u bë gjatë mbledhjes së djeshme, e cila, duke iu referuar klimës së tensionuar që ishte krijuar jashtë ambienteve të KQZ-së nga prania e turmës socialiste, kërkoi publikisht bodigardë për shkak se ndihej e kërcënuar në punën e saj. “Kërkoj publikisht që shteti të na marrë në mbrojtje. Ashtu si ju, që badigardët ju shoqërojnë, me të njëjtën detyrë e status jemi dhe ne. Shteti të mos bëjë diferencim për ne të tjerët. Jemi të kërcënuar, të frikësuar nga gjithë ajo forcë policore që ka rrethuar KQZ-në. Unë si nënkryetare e KQZ-së dhe një nga anëtaret më të vjetra në këtë i nstitucion nuk mund të jem e lirë për të bërë një gjykim të drejtë e sipas ligjit nga frika që kam për të ushtruar detyrën”, - u shpreh Dëshira Subashi. Më pas nënkryetarja e KQZ-së shtoi se “çdo vendimmarrje ime sot nuk është një vendimmarrje për të gjykuar ftohtë, drejtë e pastër sipas detyrës që kam. Do të kërkoja gjithashtu që KQZ-ja të zgjidhë këtë kërkesë. Çdo vendim i KQZ-së i marrë nën këtë trysni të turmave dhe policisë nuk do të jetë korrekt”, - deklaroi Subashi.
Debate në mbledhjen e KQZ-së
Ristani - Të lutem fol për rendin e ditës!
Laze - Të lutem, për rendin e ditës po flas. Taksapaguesi ndaj na ka paguar, që të jemi administratorë të zgjedhjeve dhe të japim kontributin tonë.
Ristani - Përmbaju rendi të ditës!
Laze - Rendit të ditës po i përmbahem, ndaj mos ndërhy! Pas kësaj, zoti kryetar, një problem do të jetë për ju të gjeni një vend që do tju pranojë si azilant.
Subashi - Sigurisht që do ta filloj atje ku nuk më dhatë fjalën. Dje ju, të nderuar kolegë, në zyrat tuaja miratuat një vendim të paligjshëm. Ishte tërësisht i paligjshëm.
Ristani - Të lutem përmbaju rendit të ditës!
Subashi – Po, po, do të dal te rendi i ditës. Këtë të drejtë e kam, ndaj të lutem mos u tërhiq vëmendjen përfaqësuesve të PS-së, por atij që e shkel. Ju mund ta mbyllni mikrofonin, por kjo është pasoja e keqe e institucionit dhe shtetit.
Ristani - Përmbajuni rendi të ditës!
Subashi - Kërkesa e rendit të ditës ka të bëjë me një akt antiligjor sa dhe disa akte të tjera, por sensibiliteti i këtij qëndron në faktin se ka lidhje me rezultatin zgjedhor. Ky akt bën deformim të procedurave ligjore, cenon jo vetëm rezultatin e Tiranës, por dhe ato rezultate që janë caktuar sot në njësitë. Gjithë procesi zgjedhor në këtë mënyrë kalon në çoroditje, çka na bën të kalojmë në një datë tjetër zgjedhore. Neni 122 i Kodit Zgjedhor, KQZ-ja ka detyrë të përcaktuar qartë...
Zguri - Në këto zgjedhje kemi humbur afate dhe kemi fituar transparencën. Nuk do të guxoj ta kufizoj transparencën...
Laze - U vranë katër njerëz dhe ju vijoni të talleni me popullin!...
Shtjefni - Do të bënit mirë që këto të dilni ti thoni aty jashtë dhe jo këtu në tavolinë!
Zguri - A je në terezi? (Zguri vijon komentin pa mikrofon).
Laze - A je në terezi ti! Atë “mut” dhe “legen” mbaje për vete! Ku do ma tregosh atë kod, ma trego këtu në tavolinë!
Subashi - Po flet kolegu, ndërprite fjalën!
Shtjefni - Çfarë fjale me ndërpre? Fjalën e kisha unë dhe askush tjetër. Fole një orë dhe nuk të ndërpreu kush. Të pëlqen apo nuk të pëlqen, dëgjo!
Subashi - Vazhdo fol! Numërohet me ligj dhe me rregull.
Shtjefni - Duhet të lexojmë votën. E drejta e votës është e patjetërsueshme. Nuk bëhet fjalë për deformime.
Ristani - Fjalën e ka zoti Varfi.
Laze - Sekretarja e përgjithshme të nxjerrë jashtë personat e paautorizuar. Ti tregoj unë, i nxjerr unë jashtë!
Ristani - Zoti Varfi, vijoni! Atëherë, hedhim në votim aktin. Votohet akti. 4 vota “pro”, ska kundër. Këqyrim çështjen në brendi për të parë ku jemi. Cilat kuti mund të tërheqim?
KQZ-ja vendos të këqyrë kutitë e votimit, e kutitë e materialeve zgjedhore për të parë e për të hetuar fenomenin në kutinë 1759.
Subashi - Në çfarë procedure të aktit të KQZ-së kërkohet të hapet numërimi.
Ristani - Jemi në kushtet që për të miratuar tabelat përmbledhëse duhet të hapim të kutitë
Ristani - Pse keni frikë të hapni kutitë?
Subashi - Kutitë ti kishe hapur më 2009-n, që i mbylle në kyçet e 25 vjetve!
Ristani – Sjemi më 2009-n, vazhdojmë këtu ku jemi!
Subashi - Nuk kemi asnjë akt. Tabelat e rezultateve për këshillin bashkiak e të kryetarit janë të përmbyllura. Jemi në procedurat që tabelat janë të mbyllura e nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në hapjen e kutive të votimit. Po degradohet procesi. Nëse ju hapni kutitë e votimit, nuk ka më proces votimi. Ju keni një akt të paligjshëm, sepse akti normativ do 5 vota. Po bëni shkelje të Kodit Zgjedhor, me pasojë të rëndë.
(Nënkryetarja Subashi u bën thirrje punonjësve të KQZ-së (Ristani ia mbyll mikrofonin)
Mos ndërhyni në kutitë e votimit! Urdhrat janë të paligjshëm!. Do përballeni me ligjin!”
Gjonçaj - Askush të mos i prekë kutitë! Hiqini duart që aty! Zoti kryetar, ju po bëni çdo gjë jashtë çdo ligji të këtij vendi për të realizuar dëshirat e shefave të tu. Ska sistem zgjedhor! Ska zgjedhje të ndershme e të lira në Shqipëri!
Ristani - Do të numërohet çdo votë e kontestuar dhe çdo kuti do të hapet për ti këqyrur.
Zguri - Ne po kërkojmë transparencën. Të numërohet çdo votë e hedhur dhe asnjë vendim të mos merret pa u numëruar.
Bojkotet
Mbledhja e djeshme e KQZ-së është bojkotuar herë pas here nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ata ishin të pranishëm që në fillim të mbledhjes, por pas vendimit për të numëruar fletët e kontestuara nga 7 KZAZ, të cilat i shin gjetur në kutitë e gabuara, anëtarët e opozitës së bashku me përfaqësuesin e tyre ligjor në KQZ braktisën mbledhjen në shenjë revolte ndaj vendimit të marrë me 4 votat e mazhorancës në KQZ. Por pas debateve për hapjen e kutisë 1759 në këtë KZAZ përfaqësuesit e Partisë Socialiste u rikthyen në mbledhje pas dy orësh bojkoti.