AKZ: Berisha afera me serbët kundër Kosovës

AKZ-ja shprehet e shqetësuar mbi aferat që kryeministri shqiptar ka kryer dhe po kryen më mafien serbe kundër interesave të Kosovës.
“Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë të heq dorë nga pasuria e shqiptarëve dhe se nuk do të tolerojmë që Damir Fazlic dhe të tjerë si ai të tallen me shqiptarët. Për Aleancën Kuq e Zi ndërtimi i linjës së interkonesionit mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i rëndësishëm për sektorin energjetik për të dy vendet. Projekte të kësaj natyre jo vetëm do të ndihmonin kapërcimin e krizës energjetike që ka pllakosur si Shqipërinë ashtu edhe Kosovë, por do të ishte një ndihmë për procesin e Bashkimit Kombëtar”, thekson koordinatori Redi Ramaj.
Ai shtoi se AKZ-ja kërkon hetimin nga organet kompetente të institucioneve shqiptare në lidhje me të gjitha aferat korruptive në të cilat është përfshirë qeveria shqiptare. “Aleanca Kuq e Zi nuk do të lejojë që Z.Fazlic dhe qarqet e tjera serbe e greke të pushtojnë ekonominë shqiptare, por me largimin e Berishës dhe partisë tij bolshevike dhe ardhjen e kuqezinjve në krye të qeverisë do të rishikojmë të gjithë tenderët dhe privatizimet që kanë nxjerrë fitues bizneset mafioze serbe në Shqipëri”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/
2012-04-17 13:43