E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy pika kufitare me Malin e Zi

Dy qeveritë, ajo shqiptare dhe malazeze kanë vendosur për përcaktimin e pikës së përbashkët tё kalimit kufitar “ZATRIJEBACKA CIJEVNA-GRABON”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve dhe për pikën e përbashkët të kalimit kufitar “CEREM-¬VRANICK”.

Marrëveshja vjen në vijim të bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet. Eksperienca e deritanishme në hapjen e pikës së kalimit të Muriqan- Sukobin ka qenë e suksesshme dhe është bërë shkas, për hartimin e marrëveshjes për kalimin kufitar “ZATRIJEBACKA CIJEVNA-GRABON” dhe pikës së kalimit të kufirit në Çerem (Tropojë)-Vranic (Plavë). /Start/
 

                                                                                             2012-04-17 14:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›