E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfart: Në 2013, vota do numërohet me skanim optik

Arvizu, Topalli dhe Volfart, në ceremoninë me rastin e 15-vjetorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Volfart në një leksion të mbajtur në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani ka folur mbi rëndësinë e reformës zgjedhore dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Studiuesit e teorisë politike shpesh thonë se “përmes zgjedhjeve, përfaqësuesit fitojnë një mandat për të vepruar në emër të atyre që përfaqësojnë. Populli është sovrani, kurse përfaqësuesit janë agjentët e tij. Me fjalë të tjera, zgjedhjet janë një proces i besimit të deleguar, i cili shprehet në mënyrë ciklike çdo dy vjet në Shqipëri në formën e zgjedhjeve parlamentare të alternuara me zgjedhjet për qeverinë vendore, tha Volfart para studentëve.

Ambasadori ka nënvizuar se prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ofruar mbështetje për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it por ka shtuar se nga ana tjetër, shteti shqiptar është i detyruar me Kushtetutë dhe i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së dhe në përputhje me të tjera standarde të njohura ndërkombëtare.

Lidhur me reformën e nisur me konsensusin e dy partive kryesore, Volfart u shpreh se në fatin e parë nëntor shkurt, komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore hartoi në mënyrë konsensuale ndryshimet e Kodit Zgjedhor lidhur me financimin e fushatës zgjedhore, regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe median, si edhe disa ndryshime të Kodit Penal  në lidhje me disa sanksione për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.

Më tej, duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentar të cilat parashikohet të mbahen ë qershor të vitit 2013-të, Volfart u shpreh se ndonëse do të ruhet procesi i centralizuar i numërimit, Sistemi i Numërimit Elektronik do të zëvendësojë numërimin aktual me skanimin optik të fletëve të votimit. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›