Gjykata Administrative, PD-PS s`gjejnë konsensus për 2 nene

Atëherë kur pritej që projektligji për gjykatën Administrative ti drejtohej sallës së Kuvendit për të marrë miratimin konsensual të deputetëve, PD e PS kanë rënë në një ngërç në lidhje me 2 nga nenet më të rëndësishme, nr e gjykatave të shkallës së parë dhe mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve.
PS propozon ngritjen e 6 gjykatave Administrative në shkallë vendi, ndërsa Ministri për herë të parë propozoi variantin e dhomave gjyqësore.
PS kërkoi që gjyqtarët të testohen dhe 10 % e numrit te tyre te vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor. Por maxhoranca kërkoi që kjo prcedurë të ndiqet vetëm në formulimin fillestar të gjykatës, e më pas ta zgjidhë nëpërmjet dosjeve nga KLD.
Pavarësisht debateve, në fund të mbledhjes relatori i cështjes, Armando Subashi, u shpreh optimist për një konsensus brenda pak ditëve.