Wollfarth: Koha për kandidaturën e Presidentit të ri

Ai ishte sot në qytetin e Elbasanit, nga ku theksoi se ka ardhur momenti për gjetjen e një kandidature të përshtatshme.
"Gjëja më rëndësishme për politikanët si dhe në marrëdhëniet e tyre me popullin është të ndërtojnë besimin. Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për në vitin 2013 këtë verë planifikohet zgjedhje e presidentit dhe është shume e rëndësishme që të këtë një proces dinjitoz. Tani është koha për të kërkuar kandidatin të mirë dhe për të parë se si do të bëhet votimi në Parlament. Por Kushtetuta është shumë e qartë për këtë shpresoj të ketë një proces dinjitoz që ky vend e meriton. Kushtetuta është e vlefshme dhe nuk di ndonjë mënyrë se si mund te anashkalohet ajo", theksoi ambasadori.
Duke folur për reformën zgjedhore, ai tha se deri më tani ajo ka ecur me ritmet e duhura, teksa nënvizoi se nuk është bllokuar procesi. "Komisioni i posaçëm i Reformës zgjedhore është duke punuar, deri tani nuk shoh ndonjë ngërç. Është shumë e rëndësishme që kjo detyre e rëndësishme e këtij komisioni të trajtohet në Parlament. Bashkëkryetarët po bëjnë një punë të shkëlqyer. Komisioni po kontribuon në nivel ekspertësh dhe këtë javë do të kemi një vizitë të ekspertëve të OSBE-ODHIR-it dhe jam i bindur që mund të këtë progres", vijoi Wolfarth. /Start/
2012-04-17 15:01