FMN: Ka ende rrezik për një tjetër krizë

Kreu i FMN-së Christine Lagarde (foto Reuters)
Ekonomisë globale i është rikthyer optimizmi por Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se një tjetër krizë e eurozonës është e mundshme. Kjo për faktin se ekonomitë e mëdha ende nuk po arrijnë të shënojnë rritje.
Me kalimin e krizës dhe lajmet e mira nga ekonomia e SHBA-së, është rikthyer disi optimizmi, thuhet në komunikatën e FMN-së. Por ajo shton se ka ende rrezik për një krizë tjetër.
Eurozona së fundmi ka arritur paktin për një ndihmë të dytë ndaj Greqisë duke ulur kështu shanset e një falimenti për këtë shtet.Ekonomia e 17 vendeve të eurozonës pritet të tkurret edhe për këtë vit por masa do të jetë më e vogël se ajo e vitit të kaluar.
Rritja ekonomike botërore për 2012-n parashikohet të jetë 3.5%, më e madhe se vitin e kaluar që ishte 3.3%. Sa i takon ekonomisë më të madhe botërore SHBA, papunësia është ulur në një nivel prej 8.2%, më e ulëta që prej vitit 2009. /F.Stafa/