E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKZ, bënë thirrje për të përmbysur qeverinë

Vlorë- Aleanca Kuq e Zi, ka mbajtur një tubim në qytetin e Vlorës nga ku ka akuzuar opozitën dhe mazhorancën.

Në pallatin e spirtit Flamurtari mes qindra qytetarve Vlonjat,kryetari i AKZ Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me bashkimin e trojeve shqiptare duke thënë se ka ardhur koha për një ndryshim të qeverisë dhe vendosjen e një qeverie kuq e zi.

Nga Përrenjasi, Vlora e Shkodra duhet të përmbysim këtë qeveri për të sjellë një qeveri kuq e zi. Vlora do të jetë një destinacion i ri në Mesdhe.Vlora është bastion i patriotizmit kuq e zi, janë PD dhe PS që e ndanë Shqipërinë. Qeveria po punon me fjalë dhe me vepra kundër bashkimit, por pas 100 vitesh ne do të risjellim në pushtet një qeverisje kuqezi- tha Spahiu

Spahiu, nuk i ka kursyer akuzat për politikën e Tiranës dhe atë të Prishtinës që sipas tij po pengojnë bashkimin kombëtar.

Paria politike e Tiranës dhe paria politike e Prishtinës janë kundër bashkimit kombëtar dhe na largojnë nga integrimi. Pari politike e Tiranës dhe ajo e prishtinës pengojnë dhe sabotojnë bashkimin, pas 100 vjetësh duhet të largojmë këtë qeveri dhe të vendosim një qevri kombëtare kuq e zi .

Në fund të fjalës së tij, kreu i AKZ Kreshnik Spahiu e ka mbyllur me një thirrje për të gjithë qytetarët, për tu mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit për largimin e kësaj qeverie dhe për të rikthyer integritetin shqipërisë. Spahiu ka thënë se do të jemi 1 milion në Tiranë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›