ALBAKARTA ul tarifat brenda rrjetit në masën 51 për qind
TIRANE – AMC-ja, duke filluar nga 15 shtatori 2009, ul tarifat për abonentët e saj ALBAKARTA. Burimet zyrtare të kompanisë së telefonisë celulare bëjnë të ditur se “të gjithë këta abonentë përfitojnë ulje deri në 51% për telefonatat brenda rrjetit AMC. Telefonatat e abonentëve ALBAKARTA drejt operatorëve të tjerë celularë bëhen deri 28% më të lira, ndërsa tarifat drejt numrave fiks ulen deri në 38%”. Sipas njoftimit zyrtar, “AMC zbaton politikën e tarifave të përshkallëzuara, sipas filozofisë: ‘Fol shumë, paguaj pak’. Tarifat ulen edhe më tej, në varësi të kohëzgjatjes së telefonatës. Sa më shumë flasin abonentët, aq më pak paguajnë. Kjo ulje tarifash është më e madhja e momentit në tregun e telefonisë celulare, duke e bërë kështu ALBAKARTA-n paketën me parapagesë me tarifat standarde më të ulëtat në tregun shqiptar. Kur bëjnë një telefonatë brenda rrjetit AMC, abonentët ALBAKARTA flasin me 24.5 lekë gjatë minutës së parë. Më pas tarifa ulet në 12 lekë për minutë gjatë minutës së dytë. Dhe, pas minutës së dytë e në vazhdim, abonentët paguajnë vetëm 5.9 lekë/minutë.
Kjo është ulja e dytë e madhe e tarifave të ALBAKARTA. Një vit më parë tarifat ALBAKARTA u ulën deri 45 %; dhe aktualisht ulen deri në 51%. Koha minimale e bisedës për abonentët ALBAKARTA është 15 sekonda. Më pas tarifimi bëhet për sekondë. Kjo mënyrë është e leverdishme si për ata që bëjnë telefona të shkurtra, edhe për ata që preferojnë telefonata të gjata. Shembulli i mëposhtëm i një telefonate 3-minutëshe e ilustron më së miri uljen e tarifave.
Një telefonatë 3 minuta drejt çdo numri AMC kushton 42.4 lekë (ishte 63.9 lekë – ulje 34%). Një telefonatë 3 minuta drejt operatorëve të tjerë celularë kushton 60 lekë (ishte 78.4 lekë – ulje 20%). Një telefonatë 3 minuta drejt operatorëve fiks kushton 37.7 lekë (ishte 58.6 lekë – ulje 40%). Abonentët ALBAKARTA, përveç uljes së tarifave, përfitojnë edhe kohë bisede falas si dhuratë për trafikun që kryejnë.
Tarifave të mira ALBAKARTA dhe uljeve të shpeshta të tyre u shtohet gjithë gama e shërbimeve të AMC, përfshirë disa shërbime nga më të përparuarat në treg: Internet, My Vieë, Fun Tune, Zlango etj. AMC Fleksi është shërbim unik i AMC-së në dyqanet e saj, që i bën tepër të thjeshta rimbushjet e numrave ALBAKARTA.
“AMC-ja vazhdon të jetë operatori numër një i telefonisë celulare në Shqipëri, operatori që u sjell abonentëve tarifa të përballueshme, produkte dhe shërbime moderne”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Sipas tij, “abonentët ALBAKARTA dhe çdo abonent AMC-je gëzojnë përparësinë e rrjetit me mbulimin më të madh dhe me sinjalin më të fortë në vend”.
16 Shtator 2009