E Diel, 1 Nëntor 2026

Naftësjellësit nëpër Ballkan, peng i ndryshimeve të maxhorancave



Projektet e mëdha të naftësjellësve në Ballkan po mbahen peng nga ndryshimet e maxhorancave politike në Ballkan. Pas debateve që shoqëruan projektin “AMBO” në Shqipëri dhe shuarjen deri në heshtje të tij pas katër vitesh, një tjetër mesazh vjen nga Greqia. Projekti konkurrues i linjës Burgas-Vlorë po has në kundërshti jo vetëm nga autoritetet vendore të Burgasit në Bullgari. Kësaj radhe është partia më e madhe opozitare greke, PASOK-u, e cila ka dalë kundër realizimit të naftësjellësit. Një qëndrim i tillë ka shkaktuar reagime të ashpra në Athinë nga Partia në pushtet Demokracia e Re, e cila ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të opozitës, Jorgos Papandreu. Sipas mediave greke, opozita pretendon se ky projekt ka kosto të madhe mjedisore dhe iu shërben vetëm interesave të grekëve. Aktualisht, disa prej projekteve më të mëdha energjetike në rajon janë bllokuar për shkak të qëndrimeve të ndryshime të vendeve të përfshira në to, dhe nga interesat e mëdha gjeostrategjike.
Debatet
Kryetari i Bashkisë së Burgasit doli kundër ndërtimit të projektit që e çon naftën nga Deti i Zi në Greqi. Ky qëndrim nuk është marrë në shqyrtim në Athinë për shkak të situatave zgjedhore në të dy vendet e rajonit. Por, fill pas tij, edhe opozita greke ka dalë kundër projektit. Gjatë një takimi të zhvilluar në Aleksandropulos, kryetari i PASOK-ut, Jorgos Papandreu, është shprehur kundër realizimit të këtij projekti me argumentet se naftësjellësi shkakton ndotje mjedisore, por gjithashtu u shërben vetëm interesave ruse. Mediat e Greqisë janë marrë me këtë qëndrim, i cili është pasuar nga deklaratat e kryeministrit Kostas Karamanlis, ministrit të Zhvillimit dhe autoriteteve të tjera. Frika për anulimin e projektit në kohën kur pritet që të ketë rrotacion pushteti në zgjedhjet e parakohshme të 4 tetorit, ka bërë që të reagojë ministri Kostos Haxhidakis. “Unë jam i befasuar nga pozicioni i udhëheqësit të opozitës gjatë fjalimit të mbajtur në Aleksandropolis se marrëveshje ndërqeveritare për Burgas-Aleksandropolis është e dobishme vetëm për palën ruse”, - tha ai dy ditë më vonë. Haxhidakis tha se ajo është e pamundur që një parti që dëshiron për të qeverisë vendin hedh dyshime në një projekt të një rëndësie kaq të lartë për interesat kombëtare të Greqisë.
Për realizimin e këtij projekti është firmosur një memorandum mes Greqisë dhe Rusisë në vitin 2005. Linja e transportimit të naftës do të jetë 173 milje dhe e transporton nga Deti i Zi në Detin Egje. Kapaciteti fillestar është llogaritur të arrijë 257 milionë fuçi në vit, me planet për ta rritur volumin edhe më shumë se 100 milionë fuçi të tjera.
Bllokimi i projekteve
Pas vitit 2005, kur erdhi në pushtet qeveria “Berisha”, u la në harresë projekti “AMBO” me vlerë 1.2 miliardë dollarë, ndonëse ishin harxhuar disa vite punë dhe përpjekje për përgatitjen e projektit dhe gjetjen e financimeve. Kreu i Korporatës, Ted Ferguson, nuk ngurroi të shprehë pakënaqësi për ndryshimin e qëndrimit të Shqipërisë me ardhjen në pushtet të maxhorancës së re. Këtë gjë e pohuan edhe zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Por, përveç projektit të AMO-s dhe Burgas-Aleksandropulos, janë edhe disa linja të tjera të planifikuar për transportimin e naftës dhe gazit përmes rajonit të Ballkanit, fati i të cilave nuk është vendosur ende për shkak të rrotacioneve politike dhe ndryshimit të qëndrimeve apo interesave gjeostrategjike. Gjithsesi, me projektet aktuale që kanë shpresë për tu realizuar, vendi ynë mbetet janë rrjeteve të zhvillimit të projekteve të tilla kaq madhore, paçka se kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një fuqi rajonale në sektorin e energjetikës.

BSH organizon konferencë ndërkombëtare për krizën ekonomike

Ditën e sotme pritet të nisë Konferenca Ndërkombëtare që organizohet çdo vit nga Banka Qendrore për politikat monetare dhe të stabilitetit financiar, ku në qendër do të jetë kriza financiare ndërkombëtare. Burimet zyrtare të BSH-së bëjnë të ditur se “kjo konferencë zhvillohet në kushtet kur stabiliteti financiar qëndron në krye të axhendës së bankierëve qendrorë për të pasur një sistem bankar e financiar të shëndoshë në kohë të vështira, i cili kontribuon fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm makroekonomik të një vendi”.
E konceptuar me tri panele diskutimi, konferenca do të përpiqet të qëmtojë çështje shumë të rëndësishme të momentit siç është kriza financiare globale dhe efektet e saj. Në dy panelet e para, të ftuarit nga bota akademike, bankare e financiare ndërkombëtare do të trajtojnë krizën me të gjitha elementet e saj përbërëse si dhe ndikimin që ka pasur ajo në ekonomitë e Europës Juglindore. Paneli i tretë do të mbledhë në një tryezë të përbashkët Guvernatorët dhe Zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të rajonit, të cilët do të diskutojnë rreth qëndrimeve, masave dhe eksperiencave të tyre në situatën e krizës.
Po ashtu, sot guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Ardian Fullani, pritet të shpallë fituesin e “Çmimit të Guvernatorit” për diplomën më të mirë.

Kurset e reja të këmbimit.

Dollari Amerikan USD 91.56 -0.35
EURO EUR 133.59 +0.01
Poundi Britanik GBP 151.27 -0.63
Franga Zviceriane CHF 88.14 -0.14
Jeni Japonez (100) JPY 100.51 -0.74
Dollari Australian AUD 78.69 +0.06
Dollari Kanadez CAD 84.35 -0.02
Ari(OZ 1) XAU 91348.16 -36.46
Argjend(OZ 1) XAG 1509.80 +9.78

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:32:45, 15.09.2009

Interesat në tregun ndërbankar të parasë

TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.32%
12M 12-mujor 7.98%
6M 6-mujor 6.89%
3M 3-mujor 5.91%
1M 1-mujor 5.70%
1Ë njëjavor 5.10%

TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.90%
1Ë njëjavor 6.31%
o/n njëditor 6.09%
12M 12-mujor 9.43%
6M 6-mujor 8.31%
3M 3-mujor 7.31%

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 14.09.2009

16 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›