E Diel, 1 Nëntor 2026

" The Ekonomist": Greqisë i nevojiten 75 miliardë euro për rifinancim të borxhit

Greqia ka nevojë për 75 miliardë euro që të mundet normalisht ta rifinancojë borxhin e saj, theksojnë analistët në revistën britanike " "The Ekonomist". Ata theksojnë se shuma që i nevojitet Greqisë është shumë më e madhe se 25 miliardë euro që janë parashikuar për ndihmë nga ana e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
"Pakoja e ndihmës së BE-së dhe FMN-së është zgjidhje e përkohshme për ekonominë greke. Nevojiten shumë vite që të vendosen financat shtetërore të Greqisë. Kjo do të thotë se është e nevojshme një fond më i madh për shpëtim të Greqisë", theksojnë ekonomistët.
Ata, gjithashtu, theksojnë se financimi eventual i Greqisë nëpërmjet FMN-së do të paraqes problem për Athinën, për shkak se Fondi do të kërkojë zvogëlim të shpenzimeve shtetërore, ndërsa një kërkesë e këtillë do ta sillte ekonominë greke deri në recesion më të thellë.
Sipas parashikimeve të "The Ekonomist"-it deficiti buxhetor i Greqisë nën tre për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) mund të arrihet deri në fund të vitit 2014, ndërsa sipas planeve të Qeverisë greke gjatë vitit 2013.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›