E Diel, 1 Nëntor 2026

ALBtelecom dhe Eagle Mobile, bursa për fëmijët jetimë

ALBtelecom dhe Eagle Mobile rikonfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj shtresave në nevojë përmes bursave të veçanta për fëmijët jetimë, projekt ky i nisur prej më shumë se dy vitesh. Me rastin e festave të fundvitit, drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan Coskun priti në zyrën e tij në ambientet e reja të kompanisë 20 nxënës dhe studentë, të cilët përfitojnë bursë nga të dyja kompanitë në kuadër të projekteve sociale në mbështetje të arsimit. Prej dy vitesh të dyja kompanitë mbështesin me bursë 20 studentët e shkollave dhe universiteteve më të mira në vend. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan Coskun u shpreh i kënaqur për suksesin e arritur nga nxënësit dhe ritheksoi se dy kompanitë do të vazhdojnë të mbështesin arsimin shqiptar dhe veçanërisht shtresat në nevojë, përmes projekteve të veçanta. Ai tha se takime të tilla me studentët gjatë gjithë vitit dhe aq më tepër në një sezon festash, dëshmojnë rëndësinë që ne i japim arsimit. Dr. Coskun tha se ALBtelecom dhe Eagle Mobile janë krenarë për sukseset e secilit. ALBtelecom dhe Eagle Mobile rikonfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj shtresave në nevojë, përmes bursave të veçanta për fëmijët jetimë, projekt ky i nisur prej më shumë se dy vitesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›