Presidenti Nishani, dekreton emërimin dhe lirimin nga detyra të disa ushtarakëve
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretoi ditën e djeshme dhëniet e gradës madhore për gjashtë ushtarakë. Më pas presidenti Nishani ka firmosur emërimin e tyre në disa detyra të rëndësishme ndërsa ka larguar nga detyra disa gjeneralë të tjerë. Komandanti i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bujar Nishani në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneralbrigade Agim Lala, Gjeneralmajor Viktor Daut Berdo, Gjeneralmajor Zyber Fasli Dushku, Gjeneralbrigade Bardhyl Veli Hoxha, Gjeneralbrigade Syrja Selim Gjoka, Gjeneralbrigade Qemal Demçe Shkurti, dhe Gjeneralbrigade Jeronim Rasim Bazo.
Gjithashtu presidenti Nishani emëroi me Gjeneralbrigade Bardhyl Veli Hoxha, i cili u emërua Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Gjeneral Brigade Syrja Selim Gjoka, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike. Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, emërohet Komandant i Forcës Detare.
Ndërsa liroi Gjeneralbrigade Agim Lala, nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim. Gjeneralmajor Viktor Daut Berdo, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kurse Gjeneralnajor Zyber Dyshku, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore. Gjeneralbrigade Syrja Selim Gjoka, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura. Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjeneralbrigade Jeronim Rasim Bazo, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë.