Flet taksisti: Nazimja sishte vetëm gjatë vrasjes, pashë edhe dy persona të tjerë

Nazime Visha, dje në sallën e gjyqit. Majtas, Fiqiri Muça, foto nga celulari i tij, zbuluar nga Panorama
Nazime Visha nuk ka qenë vetëm kur është përballur me Fiqiri Muçën. Një burrë dhe gjyshja e 18- vjeçares, së bashku me të arrestuarën, e kanë ndjekur 45- vjeçarin, i cili po largohej nga avllia e shtëpisë në Krrabë pasi u përball me breshëri kallashnikovi.
Sado misterioze të duket ngjarja e ndodhur me Fiqiri Muçën pranë banesës së gjyshërve të vajzës së re tek xhamia e fshatit Krrabë, një dëshmitar me dijeni për krimin ka folur për hetuesit. “Në momentin që ka dëgjuar krisma, ka parë të ndjekin viktimën Fiqiri Muça jo vetëm Nazime Visha, por edhe xhaxhai e gjyshja e saj”, ka qenë një nga pohimet e taksistit gjatë dëshmisë së dhënë për hetuesit e Policisë në Komisariatin Nr.1 në Tiranë. Shtetasi Myrvet Bardhi, banues në Sukth të Durrësit, jo shumë larg shtëpisë ku jeton edhe familja e Fiqiri Muçës, ka thënë se më 12 gusht pasdite, 45-vjeçari i ka kërkuar që ta transportonte me makinë në Tiranë. Ata janë nisur rreth orës 18:30 nga Durrësi dhe, pasi kanë mbërritur në Tiranë, kanë marrë rrugën në drejtim të Krrabës. Atje taksisti ka qëndruar në makinë jo shumë larg banesës ku do të afrohej Fiqiri Muça për të folur me Nazime Vishën. Ndërsa 45- vjeçari ka hyrë në komunikim me vajzën, taksisti ka dëshmuar se ka qëndruar në makinë dhe me xhamat e automjetit hapur ka ndjekur ngjarjen. Drejtuesi i automjetit taksi ka thënë se pas disa minutave ka dëgjuar të shtëna arme me breshëri dhe ka konstatuar më pas Fiqiri Muçën që ishte kthyer mbrapsht dhe po mundohej të largohej me vrap në rrugën kryesore,…
(Rrëfimin e plotë të taksistit si dhe dëshminë e Nazimes ne gjyq, ku ka deklaruar se “Fiqiriun e vrava për vetëmbrojtje: e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)