E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasjet qeveria me Bashkine asnje pergjigje per abonete dhe kartelat



TIRANE - Pasagjeret e linjave urbane te kryeqytetit nuk e pranojne heqjen e aboneve. Gjate dites se djeshme tek te gjitha kioskat nme Tirane ku me pare shiteshin abonete qytetaret kane protestuar. Por jo vetem kaq Ne linjat e ndryshme te kryeqytetit ka pasur zenka mes fatorinove te mjeteve te transportit urban dhe pasagjereve. Pas bllokimit te aboneve dhe mos pranimit te kartelave te veteraneve dhe invaliditetit kane reaguar edhe Ministria e Transportit dhe Ministria e Financave.

Reagimet
Pas problemeve te ngritura nga operatoret e transportit qytetas Ministria e Puneve Publike dhe Transportit MPPT ka reaguar duke thene se kaosi ne transportin urban dhe gjendja e renduar e operatoreve te transportit ne qytetin e Tiranes e ka origjinen pikerisht ne institucionin qe i licencon pra te Bashkia e Tiranes. Burimet zyrtare pohuan dje se Bashkia e Tiranes abuzon me faktin se ne kontraten qe ajo ka me operatoret nuk parashikohet subvencion per kete lloj sherbimi. Ndryshe ndodh me linjen e autobuzeve te Kombinatit qe eshte edhe linja me fitimprurese ne vend te cilen sipas MPPT-se Bashkia e subvencionon 100 . Pushteti vendor perfiton nga cdo autobus nje takse suplementare prej 700 mije lekesh ne vit pa perfshire edhe taksat e tjera qe paguajne kompanite. Pervec ceshtjes se aboneve probleme te tjera per te cilat ankohen operatoret e transportit jane edhe ato te vendeve te parkimit. Ato kerkojne korsi preferenciale por ato mungojne ne te gjitha rruget e Tiranes me perjashtim te disa akseve te shkurtra rreth qendres.
Edhe Ministria e Financave ka deklaruar se transporti urban eshte funksion ekskluziv i pushtetit vendor dhe fondet per kete qellim jane bere prej shume vitesh pjese e transfertes se pakushtezuar te pushtetit vendor. Sipas ketij institucioni pergjegjesia kryesore i takon bashkise kryeqytetase. Gjithsesi ata jane shprehur te gatshem te bashkepunojne ne zgjidhjen e problemeve

Problemi
Bashkia e Tiranes eshte justifikuar me faktin se problemi qendron tek mosmbledhja e Keshillit Bashkiak. Prej disa kohesh Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas ka paraqitur disa kerkesa te cilat jane marre ne shqyrtim nga Bashkia por ato duhet te kalojne per miratim ne Keshillin Bashkiak. Qe prej muajit shtator operatoret e transportit urban kane njoftuar mos-njohjen e aboneve dhe kartelave te invaliditetit dhe te luftes nese nuk merren ne konsiderate kerkesat e tyre si reduktimi i takses ulja e TVSH-se etj. Ne Tirane hidhen cdo muaj ne qarkullim mbi 120 mije cope abone dhe cmimi i tyre eshte 1200 leke. Heqja nga qarkullimi i tyre rrit ne menyre te ndjeshme koston e jeteses per banoret e kryeqytetit.

ISKSH ndeshkojne mjeket e qendrave shendetesore

Gjobiten mjeket qe nuk zbatojne rregulloret dhe udhezimet ne qendrat shendetesore ne Diber dhe Elbasan. Gjate nje kontrolli te ushtruar nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ne ambulancat dhe qendrat shendetesore ne disa rrethe jane konstatuar shkelje. Nga kontrollet e realizuara gjate 3 muajve te fundit jane marre masa administrative me gjoba ne vleren totale afro 400 mije leke te reja per mjeket ne disa rrethe si Elbasan dhe Diber u shpreh shefi i Burimeve Njerezore ne ISKSH Arbi Thereska. Me konkretisht ne rrethin e Dibres nga 12 qendra mjekesore dhe 22 subjekte te kontraktuara jane vendosur gjoba per gjashte mjeke ne vleren 13 mije leke. Edhe 17 mjeke jane ndeshkuar financiarisht. Gjithashtu eshte vendosur kusht penal ne vleren 20 mije leke per rastet kur mjeket nuk jane gjetur ne orar ne pune dhe nuk kane zbatuar sistemin e referimit. Ndersa ne rrethin e Elbasanit nga kontrollet e 13 qendrave shendetesore dhe 40 subjekteve me kontrate drejtore te qendrave shendetesore dhe mjeke te familjes te kontraktuar me keto qendra ka rezultuar jane gjobitur dhjete mjeke ne vleren 32 mije leke te reja masa zhdemtimi per 27 mjeke ne shumen totale 146 mije leke dhe eshte vendosur kusht penal ne vleren 30 mije leke. Ne masat ndeshkuese jane perfshire edhe drejtuesit e Qendrave Shendetesore per shkak te mungeses se organizimit te punes dhe sistemit te referimit.

SHKELJET
- Mos argumentimin e ndryshimit te mjekimit
- Per mosplotesimin e karteles me te gjitha treguesit e domosdoshem sipas detyrimeve kontraktuale
- Per moszbatimin te protokollit te perdorimit te barnave
- Per moszbatimit te akteve te dala nga ISKSH.

Matura Shteterore gjysma e mbetesve nuk kalojne serish ne provimin e vjeshtes

Gjysma e maturanteve mbetes ne lendet e Letersise dhe Matematikes nuk kane arritur te marre nje note kaluese ne perseritjen e provimeve. Kjo sipas rezultateve te Agjencise qendrore te Vleresimit te Arritjeve AVA ku nga 2862 nxenes qe kane perseritur provimin e Letersise rezultojne mbetes 1151 prej tyre. 4825 nxenes qe kane dhene provimin e matematikes 2215 jane vleresuar me note negative. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave maturantet qe kane rezultuar te suksesshem ne keto provime mund te aplikojne per tu bere pjese e studimeve me kohe te pjesshme. Kjo per shkak te ndryshimeve qe kane bere fakultetet duke hequr kriterin e dhenies se provimeve me zgjedhje per te gjithe ata qe duan te ndjekin studimet ne sistemin part-time. Gjithashtu ekziston edhe nje mundesi tjeter per ta pasi mund te shpallen fitues ne ato dege qe kane pak kerkesa apo ne deget qe do te vendose te jene te hapura per maturantet.

Lenda e Letersise

Nota Nxenes
4 1151 40.22
5 1310 45.77
6 314 10.97
7 71 2.48
8 12 0.42
9 4 0.14
10 0 0.00

30 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›