ALPHA BANK dhuron gjak për talasemikët
Dhurimi i gjakut është një akt human. Punonjësit e Alpha Bank për të dytin vit radhazi i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar duke dhuruar gjak për fëmijët e prekuar nga talasemia.Periklis Drougkas, drejtori i kësaj banke deklaroi se do ta vazhdojnë këtë nismë edhe në vitet në vazhdim.
“Dita e sotme është e rëndësishme për Alpha Bank. Punonjësit tanë japin gjakun e tyre dhe i dhurojnë jetë njerëzve që kanë nevojë, duke marrë pjesë kështu në një vepër humane për të cilën njërëzit kanë nevojë. Ju siguroj se një bashkëpunim dhe një nismë e tillë do të përsëritet edhe në vitet në vazhdim” u shpreh ai.
Ndërkohë që Angjelina Pulluqi, sekretare e Kryqit të Kuq, e vlerësoi nismën e ndërrmarrë nga ky institucion.
Përgjegjshmëria sociale është e përcaktuar si një pjesë e rëndësishme e kulturës korporative të Alpha Bank dhe për këtë arsye janë mbështetur një sërë inisiativash të Kryqit të Kuq dhe jo vetëm.