Punimet në rrethrrotullimin e Doganës, Bashkia: Brenda 45 ditëve
Në rrethrrotullimin e Doganës kanë filluar ndërhyrjet për zgjerimin e korsive. Qëllimi i këtyre punimeve është për të lehtësuar trafikun në hyrje të Tiranës, e njohur kjo si një ndër zonat më problematike të kryeyqytetit. Sipas Bashkisë këto punimet do të kryehen përgjatë natës dhe pasditeve që të mos pengohet kalimi i automjeteve.
Skema e kësaj ndëryrje do të jetë shtimi i korsive djathtas, me gjerësi 5 metra, ndërtimin e trotuareve me gjerësi 3 metra si dhe rritjen e sigurisë së kalimit të këmbësorëve, duke ndërtuar kangjellat mbrojtëse dhe vendosja e vijave të bardha. Gjithashtu, do të pajiset me sinjalistikë vertikale, horizontale dhe informuese, si në brendësi të tij, ashtu edhe jashtë rrethrrotullimit. Punimet në këtë segment nuk do të zgjasim më shumë se 45 ditë dhe Bashkia garanton se nuk do të bllokohet qarkullimi i automjeteve.
Autoritetet e Bashkisë kanë shpjeguar se ndërhyrja në këtë rrethrrotullim bëhet sepse është një hapësirat ku shënohet trafiku i rënduar, pasi kalojnë afërsisht 25 000 mjete në ditë. Për drejtuesit e automjeteve Bashkia bën të ditur se në këtë segment është i ndaluar qëndrimi i automjeteve 150 metra në çdo drejtim hyrës-dalës. Përgjatë gjithë kësaj kohë pranë rreth rrotullimit do të patrullojë Policia Rrugore dhe ajo Bashkiake.