ALUFLOR sjell teknologjinë e fundit, xhamat që kursejnë energjinë elektrike
TIRANE-Familjet shqiptare përdorin për ngrohje 30 për qind të energjisë që shpenzojnë. Por, kompania ‘ALUFLOR’ ka sjellë në tregun shqiptar teknologjinë e fundit gjermane, e cila mundëson kursimin e energjisë nëpërmjet vendosjes së fasadave të xhamit në banesa apo ambienteve të tjera.
“Jo vetëm realizimi i penës së arkitektëve, potencialet e imazheve, kualitetit të lartë që ka produkti, por ajo që është më e rëndësishme është produktiviteti i vetë produktit. Kompania ‘ALUFLOR’ është duke realizuar sot në tregun shqiptar fasadat e xhamit, me koeficent transmetimi me 1.1 vat për m2 kalvin dhe 39 deri në 41 decibel për koeficientin e transmetimit të akustikës. Risia jonë në këtë panair që është dhe fokusi i teknologjisë gjermane dhe europiane janë ‘pasive houses’. Konsumi i energjisë elektrike zero, plus pozitivitet. Ai që kemi treguar ne, është një mokap që tregon një fasadë që prodhon energji elektrike”, tha Florentia Xheka, administratore e ‘Aluflor’.
Këto risi në teknologji kompania ‘ALUFLOR’ i ka prezantuar në Panairin e Biznesit Vjeshtë 2011-10-22.
“Ne kemi sjellë produktet më të fundit, të cilat janë të fokusuara në kursimin e energjisë. Duke patur parasysh se Shqipëria është një vend me 300 ditë diell, ne ofrojmë mundësitë që ky burim i energjisë së pastër të përdoret dhe nëpërmjet këtyre produkteve”, theksoi më pas Ermir Hoxha, drejtor i shitjeve ne ‘ALUFLOR’.
“Nëpërmjet kompanisë ‘ALUFLOR’ sjellim produket më të fundit të teknologjisë, duke plotësuar në këtë mënyrë një gamë të gjerë produktesh në fushën e Arkitekturës dhe duke plotësuar kështu të gjtiha kërkesat që ka tregu”, u shpreh Christian Kilger, drejtor i eksporteve në kompaninë ‘Interpan’.
Kompania ‘Aluflor’ operon tashmë prej shumë vitesh në tregun shqiptar, duke sjellë edhe teknologjinë e fundit gjermane.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: ALUFLOR sjell teknologjinë e fundit, xhamat që kursejnë energjinë elektrike