ALUIZNI Legalizimet, nesër nis pagesa me bono, rimbursohen vetëm ata që janë në proces legalizimi
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Për të legalizuar pronën apo banesën, qytetarët duke filluar nga dita e nesërme e në vazhdim do të bëjnë pagesën e tyre me bono. Afati tremujor është vetëm për ata persona që kanë kryer pagesën dhe janë në proces legalizimi. Këta persona, brenda tre muajve, duhet të paraqesin pagesën për rimbursim. Ndërkaq, pjesa tjetër që do të vazhdojë legalizimin e objekteve do të ketë mundësinë në çdo kohë që të paraqesë letra me vlerë. Në një intervistë për gazetën “Ballkan”, ing. Agim Berisha ka pohuar se me hyrjen në fuqi të ligjit për legalizimet, qytetarët tashmë kanë mundësi të bëjnë pagesën duke filluar nga dita e premte e në vazhdim edhe me bono. Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se pagesa me Cash nuk do të bëhet, përkundrazi, sipas Berishës, qytetarëve u është shtuar një mundësi më tepër, në mënyrë që të mos sorollaten nëpër zyra apo të gënjehen nga sekserët. Gjatë intervistës, ai na ka shpjeguar edhe mënyrat e regjistrimit fillestar të pronës, se si duhet të veprojë një qytetar. “Procesi fillon nga matjet në terren, verifikimi i fotografimit ajror dhe informacionet e dixhitalizuara. Të gjitha këto merren dhe përpunohen nga ne. Trajtohen nëpërmjet sektorit përgjegjës dhe nxirret nëse ky rast është për tu kualifikuar në procesin e legalizimit. Në qoftë se sektorët e posaçëm si janë kompensimi, urbanistika etj, vendosin që kjo i plotëson kushtet, atëherë përgatitet dosja për tu kaluar në qeveri. Me miratimin në qeveri ne marrim dosjet e tyre dhe u japim qytetarëve faturat me anë të postave në mënyrë që qytetarët të mos sorollaten, të mos bihen pre e sekserëve, pra të gjitha marrëdhëniet i kemi bërë institucionale”,- pohon Berisha.
Cila është puna që bën ALUIZNI?
Problemi i pronës është problemi më madhor që historikisht ka shqetësuar dhe ka qenë një problem i pazgjidhur për të gjitha qeveritë postkomuniste. Regjimi komunist e tjetërsoi pronën, e mori, e konfiskoi aq sa zhduku edhe kufijtë, madje njerëzit nuk dinin as kufijtë e tyre se ku kanë pasur pronën. Me rrëzimin e regjimit komunist, njerëzit morën një liri, kishin një etje të paparë për ndërtime. Ardhja e demokracisë solli një lëvizje në masë të njerëzve, qeveritë nuk ishin të gatshme të përballonin gjithë atë akumulim njerëzor, ekonomik etj. Njerëzit filluan të zaptonin toka dhe të ndërtonin dha arritëm në këtë gjendje ku jemi sot. Ka 20 vjet që ky proces nuk po gjen një zgjidhje. Është kjo qeveri ajo që është e dhënë dhe po i jep dalëngadalë zgjidhje problemit të pronës. Kjo nuk është pa kosto, sepse në qoftë se një qytetar për 300 metra jashtë vijës së verdhë paguan 4 milionë lekë të vjetra, pronari i saj kompensohet me çmimet e tregut që nga 50 milionë deri në 150 milionë lekë të vjetra, pra është një kosto shumë e madhe dhe është një kosto që u mbush mendjen pronarëve që asnjëherë nuk do ta marrin më pronën. Është një zgjidhje më e mirë që është bërë në historinë e një kombi. ALUIZNI bëri këtë gjë, bëri një fotografim ajror të të gjitha pronave, u krijua një bazë e fuqishme kompjuterike dhe infrastruktura. Sot kemi një staf shumë të kualifikuar që dinë të japin informacionin e nevojshëm, të komunikojnë, dinë të punojnë. Nga fotografimi ajror, nxjerrim të dhëna pas studimeve dhe më pas dalim në terren për të bërë të mundur legalizimin.
Sa është numri i objekteve pa leje në Tiranë?
Vetëm Tirana sot ka 86 mijë ndërtime pa leje dhe ne i kemi shëtitur dhe i kemi bërë matjet në të gjitha ambientet e shtëpive, pra shkallë, dhomë, kuzhinë, parkim, gjithçka që ka një ambient. Kemi dixhitalizuar të gjitha hartat që janë marrë nga fotografimi ajror. Kemi të gjitha informacionet e nevojshme për të gjithë pronat që ka sot Shqipëria.
Këto 86 mijë ndërtime pa leje janë në total apo vetëm në proces legalizimi?
Kjo shifër është vetëm për ndërtimet pa leje të deklaruara. Pasi ka edhe ndërtime apo prona të tjera, të cilat nuk janë deklaruar nga qytetarët. Kjo për arsye të ndryshme, qoftë ekonomike apo për probleme të tjera, të cilat kuptohen shumë mirë nga institucioni ynë. Ndërtimet që nuk deklarohen nuk janë kompetenca jonë. Di të them që interesimi i qeverisë ka qenë maksimal dhe ky problem është ndjekur hap pas hapi. Nuk mund të ketë institucion tjetër në vend që Kryeministri të ketë shkuar tri herë për të parë se si po ecën procesi. Ndjekim çdo gjë me evidenca, duke zbatuar ligjin me përpikëri.
Cilat janë procedurat që ndiqen për regjistrimin fillestar të pronës kur ajo ka probleme?
Procesi i legalizimeve ka dy anë të veta, ka legalizimin e ndërtimeve informale të deklaruara, ka edhe kompensimin e pronarëve të ligjshëm në këto prona ku janë ndërtime pa leje. Këto janë dy anë të rëndësishme. Procesi fillon nga matjet në terren, verifikimi i fotografimit ajror dhe informacionet e dixhitalizuara. Të gjitha këto merren dhe përpunohen nga ne. Trajtohen nëpërmjet sektorit përgjegjës dhe nxirret nëse ky rast është për tu kualifikuar në procesin e legalizimit. Në qoftë se sektorët e posaçëm si janë kompensimi, urbanistika etj, vendosin që kjo i plotëson kushtet, atëherë përgatitet dosja për tu kaluar në qeveri. Me miratimin në qeveri ne marrim dosjet e tyre dhe u japim qytetarëve faturat me anë të postave në mënyrë që qytetarët të mos sorollaten, të mos bien pre e sekserëve, pra të gjitha marrëdhëniet i kemi bërë institucionale. Qytetarit i del emri në gazetë, shkon në postë dhe merr faturën dhe kryen të gjitha aktet pa komunikuar me asnjë njeri.
Po si nis ky proces, për regjistrimin fillestar?
Qytetari ka bërë deklarimin pranë njësisë së qeverisjes vendore, ne jemi të detyruar që, bëri kërkesë qytetari sbëri, kërkesa është bërë nga vendet e deklarimit nuk ka nevojë për kërkesë tjetër. Është dëshira e qytetarit që të vijë të komunikojë me ne, sepse kuptohet është pronë dhe ne i mirëkuptojmë të gjithë, por pengesa vjen në momentin që ai ka paraqitur një vetëdeklarim pranë njësisë së qeverisjes vendore dhe që sot ndodhen tek ne të gjitha dosjet, ne jemi të detyruar ti japim përgjigje qytetarit për po dhe për jo, pra kualifikohesh apo jo. Pra ne nuk lëmë asnjë pa trajtuar. Pasi qytetarëve u ka dalë emri në gazetë, ata u drejtohen postave ku kryejnë pagesën. Në momentin që ne na vijnë faturat nëpërmjet postës, atëherë nis nënshkrimi i kontratës midis nesh dhe qytetarëve. Më pas qytetari me të gjithë dosjen shkon në zyrën e regjistrimit të pasurive. Kjo procedurë duhet të kryhet brenda dhjetë ditëve dhe për këtë është një pagesë simbolike. Pas dhjetë ditëve qytetarët e regjistrojnë pronën me një kamatëvonesë, por asnjëherë nuk ka penalizime për vonesën, por këto raste nuk kanë ndodhur, pasi nga ana e qytetarëve ka një interes për të regjistruar pronën e tyre.
Si kryhet pagesa për regjistrimin e pronës?
Me ndryshimin e ligjit pagesat mund të bëhen edhe nëpërmjet letrave me vlerë. Ligji parashikon dy momente të rëndësishme. Një moment është kur qytetarët nuk kanë paguar dhe mund ta kryejnë këtë pagesë duke përdorur letrat me vlerë. Por është edhe rasti tjetër kur qytetarët e kanë kryer pagesën. Ata duhet të bëjnë kërkesë për kompensim. Nga data 12 kanë afat 3 muaj për rimbursimin që u jep të drejtë ligji. Ata duhet të paraqesin vetëm kërkesën që të rimbursohen. Ndërkohë ne kemi databeizin e pagesave. Ligji ka parashikuar dy mënyra pagese, objektet me funksion banimi dhe objektet me funksion të përzier. Objektet për bizneset nuk lejohen pagesa me letra me vlerë, lejohet vetëm për truallin. Brenda vijës së verdhë me çmim favorizues është 300 metra, ndërsa mbi 300 metra është me çmim tregu. Atëherë 300 metërshi paguhet 70 për qind me letra me vlerë, pjesa mbi 300 metra paguhet 50 për qind me letra me vlerë. Kurse jashtë vijës së verdhë objekti favorizues është 500 metra, mund të paguhet deri në 70 për qind, ndërsa për pjesën tjetër është 50 për qind me çmim tregu. Është një lehtësim jashtëzakonisht i madh.
Po pas 3 muajve çfarë ndodh?
Ka një keqkuptim tek qytetarët. Afati tremujor është vetëm për ata persona që kanë kryer pagesën dhe janë në proces legalizimi. Këta persona, brenda tre muajve, duhet të paraqesin pagesën për rimbursim. Ndërkaq, pjesa tjetër që do të vazhdojë legalizimin e objekteve do të ketë mundësinë në çdo kohë që të paraqesë letra me vlerë. Dhe pritet që Ministria e Financave të dalë me një udhëzim, të cilin do ta shpërndajë në media për një sqarim më të hollësishëm. Ligji parashikon që qytetarët duhet të parashikojnë që në formularin e pagesës se si do të procedojnë, nëse do të kryejnë pagesën me letra me vlerë apo me lekë cash. Për ti ardhur në ndihmë qytetarit, ne kemi menduar që tu ofrojmë atyre dy lloje faturash, atë për cash dhe për letra me vlerë, dhe qytetari të paraqitet në bankë dhe të kryejë sipas dëshirës pagesën. Pagesa me letra me vlerë është një mundësi shumë e mirë për qytetarët, pasi u shkurtohet një shpenzim shumë i madh.
Çinteres ka qeveria aktuale për të shtuar edhe mënyrën e pagesës me bono?
Qeveria ka marrë mbi vete një dëm tepër të madh dhe kjo për tu ardhur në ndihmë qytetarëve. Absolutisht që ekziston një vizion i qartë, i cili do të shihet vetëm pasi të përfundojë i gjithë procesi i legalizimeve. Nëse qytetarët që regjistrojnë pronën paguajnë vetëm një shumë simbolike, tashëm duke përdorur edhe letrat me vlerë, qeveria e dëmshpërblen pronarin me një çmim tepër të lartë. Kjo bëhet për ti dhënë vlerë pronës, pasi nuk mund të ketë zhvillim pa i dhënë vlerë pronës dhe pa e ditur se çfarë është prona.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010