Kontratat hartohen pa arritur tek mësuesit. Sindikata pranon defektin
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Kontrata e re kolektive që po përgatitet, parashikon ta shtrydhë mësuesin edhe më tepër. Kjo kontratë të cilën është duke e studiuar Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe MASH, synon tu fusë, tashmë “de jure”, mësuesve, orën e konsultimit të detyrueshëm, falas. Nëse deri më tani, kjo orë është kundërshtuar sepse nuk parashikohet në kontratë, pas kësaj nuk do të mund të ketë më pretendime të tilla. Por, a kanë qenë dakord mësuesit? I pyetur se “ A jeni ju që keni propozuar këtë pikë të kontratës, që mësuesit edhe pas mbarimit të mësimit, të bëjnë edhe nga një orë tjetër?”, nënkryetari sindikalist Spahiu tha: “Jo unë, por të gjithë mësuesit që aderojnë në Sindikatën e Pavarur të Arsimit”. “Nëse do të pyesim mësuesit, jeni të sigurt se ata do të shprehen pro kësaj ideje?” “Ua them unë përgjigjen që tani: Nuk e di, do të thonë mësuesit- se faktikisht kjo kontratë është e nivelit të parë dhe e meta jonë që e pranojmë dhe që jemi në korrigjim të saj, është se kjo kontratë nuk shkon në dorë të mësuesve, pavarësisht se ne kemi një tribunë sindikale ku kemi botuar kontrata kolektive të nivelit të parë. Por nuk arrin kudo.” Dëfrim Spahiu pranon se mendimi i mësuesit nuk arrin 100% kur përpilohet një kontratë pune. Duke mbrojtur këtë kontratë, ai thotë se kjo është më e mira, por “shkoni shihni kontratat e mësuesve në shkollat private. Kanë nene shumë më të ashpra sesa kontrata jonë, që i merr mësuesit në mbrojtje. Unë nuk mund të shaj një kontratë që mësuesit e kanë pranuar vetë”.
Tafaj: Spahiu: “Mesuesit punonin nen ngarkese”
Mësues dhe profesorë me një kalkulim të rëndomtë kanë llogaritur se ngarkesa e një mësuesi që punon siç duhet, është të paktën 10 orë 60-minutëshe ditore. Nëse kjo provohet zyrtarisht, mësuesi punon mbi ngarkesën 40-orëshe javore të kodit të punës. Por deri më sot, nuk ka një matës zyrtar të orëve të punës së një mësuesi, përveç orëve mësimore. Ka mbetur e pazbardhur, në hije, gjithë puna që bën mësuesi me tekstet me të cilat punon, koha e përgatitjes së tij si një nxënës, librat e programit që lexon, ushtrimet që zgjidh, detyrat që korrigjon, testet që harton, puna me rregjistrat, njohja me tekstet alternative, etj. etj. Megjithëse ngarkesa reale e tij nuk është njohur zyrtarisht, ajo është konsideruar e vogël, ndërsa me udhëzimin e fundit të MASh, mësuesit morën ngarkesën limit, gjë që çoi në largimin e një pjese të kolegëve të tyre. Madje, edhe një orë të shtatë të papaguar konsultimi. Megjithatë, sindikatat nuk gjetën arsye për të reaguar, përveç rastit të ngarkesës për mësuesin e letërsisë. Sidoqoftë, nënkryetari i SPA, Dëfrim Spahiu na thotë se është ndërmarrë për herë të parë, studimi i ngarkesës së plotë mësimore të mësuesit.
-Udhëzimi i MASH për orët mësimore javore u shoqërua me rrjedhoja në largimin e përnjëhershëm nga dyert e Arsimit të 1300 mësuesve. Çfarë parashikon kontrata e punës për ngarkesën mësimore të mësuesit?
Në kontratën që është ende në fuqi, është parashikuar ngarkesa mësimore e mësuesit, të cilën e kemi pranuar duke qenë koshientë për reformën në të cilën ne si sindikatë duhet të jemi pjesë e domosdoshme në të gjithë elementët. Pra, ngarkesa është e parashikuar në kontratën kolektive dhe ne nuk mund të replikojmë pa një bazë me Ministrinë e Arsimit. Duhet një dokument. Dhe dokumenti për ne janë udhëzimet që ka nxjerrë Ministria e Arsimit herë pas here, sepse e kemi edhe në kontratën kolektive, që ne pranojmë udhëzimet e MASH.
- Nën ngarkesë punonin faktikisht mësuesit?
Ka një keqkuptim me këtë udhëzim. Po të shohim udhëzimin e vitit 1994, ngarkesa mësimore nuk ka rritje dhe ulje, përjashto mësuesin e letërsisë. E gjithë rrëmuja, apo buja ishte për ngarkesën që iu vu mësuesit të letërsisë, të cilën ne si sindikatë ndërhymë dhe e vumë në vend aty ku ishte. Kur udhëzimi i ri caktoi që mësuesi i letërsisë do të kishte ngarkesë me 22 orë në javë, dy krerët e sindikatës shkuan në Ministrinë e Arsimit, e ngritën këtë problem dhe brenda 48 orëve u ul norma në 20 orë. Pra, nuk ka patur rritje të ngarkesës mësimore. Ka patur vetëm shtim të ngarkesës për drejtorët e shkollave referuar numri të nxënësve të shkollës. Përshembull, drejtori kryente të njëjtat orë në një shkollë me më pak se 600 nxënës, ndërsa tani ky numër është rritur në 700.
-Ju thoni se nuk ka asnjë rritje të ngarkesës mësimore të mësuesit, por atëherë si ndodhi ky shkurtim masiv i përnjëhershëm i 1300 mësuesve?
Ka një problem, se në kohë ka patur një ngarkesë me mësues të dispozicionit, të cilët merreshin me kontratë provizore. Mirëpo, një orë këtu e dy orë atje, u fry më shumë sesa duhet me mësues kapaciteti i nevojshëm. Shumë mësues i kanë pasur borxh shtetit nga një apo dy orë që bënin më pak se ngarkesa e përcaktuar. Mirëpo shteti me vite nuk i vinte re gjëra, derisa në një moment, u pa se kjo rëndonte buxhetin.
-Mësuesit paskan punuar nën ngarkesë. Por si mund të arrihet në këtë përfundim, kur asnjëherë nuk keni llogaritur ju dhe MASH ngarkesën reale të mësuesit që përfshin përgatitjen në shtëpi, punën me tekstin, korrigjimet e detyrave etj?
Mësuesi ka përveç procesit mësimor, aktivitetin edukativ, ka olimpiadën, ka aktivitete artistike etj. Por ka edhe përgatitjen në shtëpi. Pikërisht për këtë, ne do të bëjmë studimin e ngarkesës mësimore të mësuesve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Për momentin, pavarësisht se ne nuk kemi caktuar elementët e llogaritjes, kemi një bazament që ka qenë norma mësimore e mësuesit. Për 2-3 muaj presim të nënshkruajmë kontratën e re, ku janë në qendër të vëmendjes disa nene në ndryshim.
-Nëse orët nuk janë shtuar, por janë po ato, përse ishte e nevojshme dalja e një vendimi tjetër, kur e paskemi një të tillë identik në fuqi që nga viti 94?
Ka edhe gjëra që mbeten në harresë me kalimin e viteve, por kjo punë ka edhe një kosto financiare. Nëse një drejtor shkolle e ka mbajtur një mësues me 21 orë, ai është mangët një orë ndaj shtetit.
-Udhëzimi i ministrit Tafaj cakton kufirin e poshtëm të numrit të nxënësve për klasë- jo më pak se 35 nxënës në klasat e gjimnazit (veç maturës) dhe jo më pak se 32 në klasat e tjera. Por ky udhëzim nuk vendos kufirin maksimal duke lënë shkas për një mbingarkesë të klasave. Çfarë komenti ka sindikata këtu?
Në këtë pikë jemi në diskutim e sipër. Në pikën e nenit të kontratës ku flitet për numrin e nxënësve për klasë, kemi kërkuar që të vendoset kufiri maksimal.
-Nuk ju duket në dëm të procesit mësimore klasa me një limit të poshtëm jo më pak se 35 nxënës, kur duhet të ishte limiti i sipërm kaq?
Ka mundësi, por në grupet e punës që kemi krijuar për hartimin e kontratës së re kolektive, kemi shtruar këtë problem, ngarkesën mësimore të mësuesit, kushtet e punës, numrin e nxënësve për klasë dhe me bindjen tonë do të mundohemi të ulim në maksimum këtë numër. 35 është shumë, ndërsa për ngarkesën e orëve të punës, mësuesi asnjëherë nuk ka patur ankesë.
Mësuesit e papunë nuk i pranon asnjë sindikatë
Mësuesit e papunë janë jashtë çdo sindikate. Asnjëra prej dy sindikatave të Arsimit në vend nuk pranon ta përfshijë këtë kontigjent mësuesish me probleme më të mprehta nën mbrojtjen e vet. Nënkryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimtarëve, Dëfrim Spahiu, pranon këtë fakt: Po, ata janë pa sindikatë, janë të pambrojtur”. Por, ai nuk e shikon vendin e këtyre mësuesve në radhët e sindikatës, ndërsa shtron pyetjen retorike: “Çfarë të drejtash do tu mbrojmë ne këtyre mësuesve, kur nuk kanë punë?” Kur njihet se e drejta themelore është puna, puna e mohuar. “Ne kemi dashur ta fusim edhe tek studentët që mbarojnë për mësuesi, që në momentin e parë që punësohet, të ketë të qartë funksionin që ka sindikata, por që të marr unë në mbrojtje mësuesit e papunë, çfarë do tu mbroj? Të heq të mitë dhe të fus këta? Sindikata mbron vetëm anëtarin e vet. Ne nuk mbrojmë çdo mësues, nëse ai nuk është anëtar i sindikatës sonë, nuk kemi mësues të shkollave private dhe as nuk kemi mësues të papunë”. Dëfrim Spahiu tregon për procese gjyqësore ku sindikata ka mbrojtur mësuesit e vet me sukses, por nuk ka ndonjë shifër se sa gjyqe të tilla kanë fituar mësuesit. “Në vite nuk kemi pasur shumë shkelje të kësaj natyre, por kur mësuesi na është drejtuar për ta mbrojtur dhe kur jemi të bindur se na kanë shkelur kontratën kolektive, e kemi mbrojtur. Por ka patur edhe mësues që nuk duan tu hyjnë proceseve gjyqësore”. Aktualisht kjo sindikatë ka rreth 15 mijë anëtarë, thuajse kaq ka edhe sindikata tjetër, ndërsa rreth 6 mijë mësues nuk kanë pranuar të aderojnë në asnjërën prej tyre.
Udhëzimi i MASH rrëzon strategjinë qeveritare kundër varfërisë
Strategjia qeveritare kundër varfërisë, që nuk është vetëm e një institucioni, detyron të gjitha levat shtetërore të punojnë për të. Pika finale e kësaj strategjie është të reduktojë papunësinë. Mirëpo ja ku jemi para rastit të pastër, kur një udhëzim ministror del kundër një strategjie qeveritare dhe kur një sindikatë nuk gjen arsye për të mbrojtur mësuesit nga vala e papunësisë. 1300 mësues iu shtuan radhëve të të papunëve apo radhëve të mjerimit. Reforma në arsim e orientuar nga reduktimi i shpenzimeve, i ka reduktuar radhët e mësuesve në 36 mijë e 20, ndërkohë që sikurse pohon vetë sindikalisti, në qeverinë e parë demokratike numri i mësuesve arrinte në 38-39 mijë. Megjithëse prisnim të gjenim një qëndrim sindikalist, ne gjetëm një qëndrim proqeveritar, gjë që dukej në të gjitha argumentat e shtruar nga kryesindikalisti Dëfrim Spahiu. “Kështu si e shtroni ju, me të vërtetë duket një problem shumë i madh social dhe sikur bie ndesh me politikat e punësimit. Mirëpo, çdo sektor mund të kërkojë një numër të caktuar punonjësish. Nëse në mënyrë abuzive, shtohet ky numër, kjo ndikon në rritjen e pagës, në kushtet e punës etj. Kjo nuk duhet të ndodhë. Unë nuk e di, përse ngulni kaq shumë këmbë. Këta janë mësues provizorë me një kontratë provizore. Drejtoria Arsimore e një rrethi ka nevojë për një numër të caktuar mësuesish dispozicioni. Mësuesit kanë rënë dakord për këtë”.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit tregon se sindikata e tyre pë dy vjet me radhë ka luftuar për reduktuar pasojat e reformës në arsim. “Edhe vjet, parvjet, doli një udhëzim i MASh që donte të bënte largime për shkak të reformës. Me ndërhyrjen tonë kjo u bë sa më e zbutur dhe ne kërkuam të zbatohen kriteret e përcaktuara në kontratën kolektive. Por, ne nuk mund të heqim nga puna mësuesit tanë, që të futim të tjerë. Madje, nëse doni të dini mendimin tim, papunësia është shtuar në një mënyrë edhe nga lëvizja e lirë e mësuesve. Unë personalisht mendoj që njeriu të jetë i lirë të lëvizë por për Arsimin dhe për Shëndetësinë nuk jam dakord që mësuesi të lërë atë nxënësin e zonës së tij apo mjeku pacientin dhe të vijë në Tiranë kur nuk kërkohet puna e tij.”
Mësuesit e shkollës “Sami Frashëri” i kanë kërkuar Sindikatës
Ju lutemi të gruponi orët tona si më poshtë
Orë mësimore
Orë në dispozicion të shkollës
Takim me prindër
Orë edukative
Orë pune me rregjistrin
Orë në dispozicion të aktiviteteve jashtë orarit të shkollës (sportive, artistike, zbavitëse etj)
Orë në drejtim të perfeksionimit profesional
Përgatitje tekstesh, përgatitje temash, modulesh të pasqyruara në curriculin e ri
Korrigjimi i detyrave
Përgatitje ditore etj
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010