Shqipëria, ja si ia “rrëmbeu” Pekini Moskës
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Bangkok, 29 dhjetor 1959 – Një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë enigmatike dhe të palexueshme të Kinës së Kuqe është mënyra se si ajo arriti të fitonte aleatë mes fqinjëve të saj dhe përtej tyre, duke imituar sistemin amerikan të ndihmës së jashtme. Sidoqoftë, afatet e shlyerjes së këtyre kredive nga Kina ishin shumë herë më të gjata se sa ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Interesat e ulëta, dhurimet dhe gatishmëria për të pranuar shlyerjen jo me para, do ta kishte bërë senatorin Alen Ellender dhe republikanin Oto Pasman së bashku me dy demokratët e Luizianës, arkitektët e ndihmës ekonomike amerikane të ulërinin me dhimbje. Por pasi u erdhi rrotull këtyre vendeve të pazhvilluara, me më shumë bujari se sa ia lejonin burimet e saja të varfra, Kina papritur e ktheu politikën e saj dhe adaptoi politikën e mburrjes dhe grushtit të hekurt. Rezultati: Çdo gjykatë civile në vendet aziatike ka dërguar mesazhe paralajmëruese se Kina ka nisur marshimin; se qeveria komuniste që i duhet të ushqejë më shumë se 650 milionë njerëz në një sipërfaqe jo më të madhe se Shtetet e Bashkuara, tani lakmon dhe fushat me oriz të Burmës, Tailandës, Indokinës dhe kauçukun dhe mineralet e Malajzisë dhe Indonezisë; ndërkohë që së fundmi ka hedhur sytë dhe nga pasuritë e pazhvilluara të Filipineve. Faktet reale tregojnë se Kinës së Kuqe i duhet të mbajë popullsinë e saj me një gjysmë akër toke të punueshme për person, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e kanë këtë mesatare 4 akër për person. Popullsia aktuale e Kinës në këto momente është afër 670 milionë dhe rritet çdo vit me 15 milionë. Me fjalë të tjera, Kina rritet çdo 2 vjet po aq sa është popullsia totale e Filipineve. Kjo e fundit ka 24 milionë banorë dhe mund të mbajë me stilin ekonomik kinez të menaxhimit deri në 100 milionë banorë. Me dendësinë e popullsisë së saj, një dështim në prodhimin bujqësor do të thotë uri për miliona njerëz. Do të thotë njollë të zezë ndërkombëtare kundër sistemit të lavdëruar komunist kinez. Ajo mund të thotë gjithashtu dhe një revolucion të llojit Çian Kai Shi. Të gjitha këto mund të japin një shenjë për politikën e re të të bërit të fortë të kinezëve komunistë. Disa udhëheqës aziatikë, të cilët i intervistova, besojnë se kjo do të thotë që Kina e Kuqe po shkon drejt fushave me oriz përpara se numri i banorëve të saj të dalë jashtë kontrollit. Koresë së Veriut, ndihma ushtarake e veçantë i arrin në 1 miliardë e gjysmë dollarë në total. Nga kjo shumë 200 milionë dollarë kanë qenë dhuratë në dhjetor 1954. Ndihma tjetër nuk ia vlen të përmendet. Shqipëria - Ndihma për Korenë e Veriut është e kuptueshme, por më pak e tillë është ndihma e Pekinit që arriti deri tek një vend i largët dhe i vogël si Shqipëria kur në vitin 1954 i dha asaj 7.6 milionë dollarë amerikanë në pajisje (dhuratë). Përsëri në janar të 1959 Kina Komuniste i dha Shqipërisë, po komuniste, një kredi me afat 10-vjeçar shlyerjeje prej 13.8 milionë dollarësh për të blerë makineri kineze të prodhimit të tekstileve, një fabrikë liri, punimi xhami, gomash, boje, letre dhe makineri të tjera të ndryshme. Republika Arabe e Bashkuar ka marrë gjithashtu një ndihmë prej 4.7 milionë dollarësh (dhuratë) në franga zvicerane për të ndihmuar Egjiptin që të paguante kostot e kundërshtimit të Izraelit, Francës dhe Anglisë gjatë krizës së Kanalit të Suezit. Jemeni – Ky vend i vogël i principatës arabe, shumë i pasur me naftë, i cili ka luftuar kundër britanikëve, mori 16.3 milionë dollarë nga Kina e Kuqe më 1958. Ajo mori formën e një kredie 10-vjeçare me interes zero për të financuar blerjen e pajisjeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, një fabrikë duhani, fabrikë xhami, fabrikë lëkure dhe fabrika të tjera.
Nën hundën e Moskës
Mongolia e Jashtme – Ndoshta është ndihma më e habitshme e Kinës së Kuqe pasi arriti deri tek Mongolia e Jashtme ruse. Prej shekujsh, Kina pretendonte të gjithë Mongolinë si pjesë të saj. Megjithatë, për 40 vitet e shkuara, Mongolia ka qenë pjesë e Republikave Socialiste Sovjetike. Ky vend edhe pse zyrtarisht dhe në të vërtetë është nën sundimin e Rusisë, më 1956 mori 40 milionë dollarë ndihmë nga Kina e Kuqe për të ndihmuar në ndërtimin e fabrikave dhe rrugëve. Ajo ka marrë gjithashtu ndihmë teknike nga Kina, kualifikim teknik për mongolët në Kinë dhe shkëmbime të ndryshme eksperiencash nga teknikë të thjeshtë vendas dhe kinezë, të cilët shkuan në Mongoli për ti dhënë një hov të ri forcës punëtore atje që prej vitit 1956. Mbi të gjitha, Kina i dha thjeshtrës së saj një kredi me afat të gjatë shlyerje prej 25 milionë dollarësh më 29 dhjetor 1958. Fakti që Kina e Kuqe do të lëvizte nën hundën e partneres së saj komuniste në Moskë për të ndihmuar Mongolinë mund të thotë se Kina nuk e ka harruar Mongolisë ashtu si edhe Tibetin që dikur ishte nën flamurin e saj. Kryeministri i Indisë, Nehru, i cili kishte rastin për ti njohur mirë kinezët, më tha se Kina nuk i harron kurrë pretendimet që mund të ketë për çdo vend. Për të zbuluar se çfarë ka në mendje Kina kësaj radhe për fqinjët e saj, unë intervistova disa nga kryeministrat dhe presidentët e këtyre vendeve fqinje mendimet e të cilëve do ti përcjell një herë tjetër.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010