Koloneli korean, pazar në Evropë për Kim Sungun
Autori i Lajmit: Redaksia
Vjenë - Një ish-kolonel koreanoverior, Kim Jong-Ryul, ka treguar se si ka kaluar dekada të shërbimit të tij duke bërë shoping në Evropë për udhëheqjen komuniste të Phenianit. Kim Jong-Ryul ka rrëfyer historinë e tij në një libër të ri botuar në Austri, ku koloneli thotë se ai ka jetuar nën identitet të rremë që prej dezertimit të tij në vitin 1994. Koloneli Kim Jong-Ryul thotë se ai ka shpenzuar 20 vjet nga shërbimi i tij duke bërë biznes në kontinentin plak për regjimin e Koresë së Veriut. Në librin “Në shërbim të diktatorit” ai thotë se Vjena ishte një nga destinacionet e tij më të shpeshta në rrugët e së cilës koloneli shpenzonte shuma marramendëse. Ai thotë se ka blerë gjithçka, që prej teknologjisë së spiunazhit, armë, sixhade të shtrenjta, duke shmangur kështu embargon tregtare që qeveria e Kim Jongut ka vendosur me shtetet perëndimore. “Udhëheqësi i dashur” i Koresë së Veriut është një personazh shumë i izoluar dhe është në qendër të kultit të personalitetit. Ai ka marrë pushtetin pas vdekjes së të atit, Kim Ir Sen I, themelues i Koresë së Veriut, i cili vdiq më 1994. Zoti Kim vlerësohet nga Perëndimi si një mjeshtër i manipulimit dhe një mashtrues i çmendur. Ai njihet si një pijanec, playboy dhe një hipokondriak. Libri përshkruan gjithashtu dhe jetën luksoze të të gjithë udhëheqësve koreanoveriorë dhe kontrastin e madh me varfërinë që ka mbërthyer popullin. Koloneli Kim thotë se ishte pikërisht kjo padrejtësi që e detyroi atë të inskenonte dhe vdekjen tij më 1994 për tu larguar përfundimisht nga vendi. Tani që identiteti i tij dhe vendbanimi janë bërë publike, Kim thotë se jeta e tij është në rrezik. Ish-koloneli i frikësohet një përndjekjeje të shërbimeve sekrete koreanoveriore apo dhe një internimi të familjes së tij në Kore, megjithatë ai thotë se nuk pendohet kurrsesi që vendosi të thyente heshtjen. Koloneli Kim është diplomuar si inxhinier mekanik në Gjermaninë Lindore dhe është kthyer për të kontribuar në vendin e tij më 1970. Sipas tij, në shumë raste, kompanitë tregtare austriake, duke qenë se thyheshin ligjet e eksportit me një vend si Koreja Veriore, u është dashur të falsifikojnë dokumentet doganore. Koloneli thotë se një ndihmë të madhe për të përmbushur me sukses detyrën e përcaktuar nga shefi i tij, kishte pasur dhe nga autoritetet austriake, të cilat nuk kishin shfaqur ndonjë kuriozitet të madh se ku shkonin këto mallra. Një nga ish-kolegët e Kim Jong Ryul, një diplomat i akredituar pranë Agjencinë Ndërkombëtar të Energjisë Atomike, (IAEA) në Vjenë më 1990, dyshohej se kishte blerë materiale për programin bërthamor të Koresë nga Gjermania dhe Japonia. Për këtë arsye, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte futur emrin e ish-ambasadorit Yun Ho Jin në listën e zezë pas testeve të dyta bërthamore të Koresë së Veriut në muajin maj. Kur iu përmend emri i Yunit, Kim e identifikoi atë me funksionin diplomatik që ai mbulonte dhe e përshkroi, së bashku me diplomatë të tjerë, si mik të tij. Kur gazetarët e pyetën nëse dyshonte tek veprimtaria bërthamore e Yunit, ai u përgjigj: “Pa dyshim”.
Kim Jong Il shfaqet pas shumë kohësh në publik
Phenian - Koreja e Veriut ka publikuar të hënën një video-incizim ku shfaqet presidenti Kim Jong-Il, në hapjen e një fabrike të re tekstili në kohën kur ekonomia koreanoveriore po mundohet të rimarrë veten nga kriza e thellë. Kim, i cili duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të një sulmi të pësuar në vitin 2008, është parë duke ndarë “gëzimin” së bashku me zyrtarë tjerë komunistë. Shumë rrallë kishte paraqitje publike të “liderit të dashur”, siç e quajnë besnikët e tij. Televizioni publik koreanoverior ka dhënë pamje të Kimit, i cili duartrokitet ndërsa ecën para një grupi të madh të qytetarëve që kishin dalë ta prisnin. Ai kishte syze. Shumë dilema janë ngritur se kush mund të jetë pasardhësi i tij. Koreja Veriore, e cila po përballet me sanksione ekonomike për shkak të programit të saj bërthamor, mund të zhytet në kaos, nëse nuk do të ketë një trashëgimtar politik të fuqishëm. Sipas televizionit publik, Kim nuk ka folur para të pranishmëve. Në emër të tij kanë folur zëvendësit, të cilët kanë thënë se Koreja Veriore “është një vend që po zhvillohet”, pavarësisht se shteti komunist mbetet vendi më i izoluar në Azi.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010