Pulitzer – lufta fitohet nga gazetat e vogla
Autori i Lajmit: Redaksia
Një nga këshillat më të mira gazetareske që unë njoh vjen nga një shoku im gazetar investigativ, të cilit kur iu kërkua të jepte përshtypjet e tij se si i dukeshin kaq shumë histori të mira, dha këtë përgjigje të thjeshtë: “Thjesht shiko përreth teje. Shiko tek ajo që duket shumë e mirë dhe e vërtetë në të njëjtën kohë, ose tek ajo që duket e shtuar artificialisht”. Por ai tha se ka dhe raste kur shkrimet janë shumë të mira për të qenë të vërteta dhe nuk përputhen. Unë mendova për këtë ndërsa lexoja “Pulitzerin e Artë” të Roy J. Harris Jr, tashmë të ribotuar dhe në versionin e një libri xhepi. Harris tregon historinë e çmimeve “Pulitzer”, e pathënë më parë. Ai trajton historinë e çmimit më të çmuar “Pulitzer” (medaljen e artë për shërbimin publik). Shumcia e çmimeve “Pulitzer” u shkon gazetarëve individualë, por medalja e shërbimit publik u shkon gazetave që publikojnë një punë të jashtëzakonshme. Në këtë libër ka histori të gazetarëve, të cilët kanë ndjekur instiktin e tyre dhe kanë marrë mbështetjen e redaktorëve për veprimet, vendosmërinë dhe kurajën që kanë shfaqur, shpesh përballë kërcënimeve ekonomike dhe fizike. Në këtë libër gjen histori gazetash të vogla që marrin rrezikun nëpër dhëmbë, por ke dhe nga ato gazeta të mëdha që kanë rrezikuar zemërimin e komunitetit, duke sulmuar dhe “shenjtët” e popullit apo interesat e tyre. Rezultati është një tregim shumë imponues që tregon se disa nga pjesët më të paharrueshme të gazetarisë së shekullit të kaluar gjenden të printuara në këtë libër. “Ne të gjithë dimë për shumë histori skandalesh të tilla si Fletët e Pentagonit apo skandali Uotergejt, por interes më të madh për mua përbënte historia e hetimeve, detajet e të cilës janë më pak të panjohura, si ajo e çjerrjes së maskës së Çarls Poncit më 1921 (gazeta Boston Post) dhe rasti i publikimit të një skandali seksual të priftërinjve më 2003 (Boston Globe). Historia e Harrisit për projektin e “Globe” është një nga tregimet më të thella dhe tërheqëse në të njëjtën kohë që ju do të lexoni për atë që më shumë është një projekt investigativ në origjinë, fillimet e gabuara, pengesat, ndarja e punës, organizimi dhe procesi i të shkruarit. Ne jetojmë tensionin, orët e gjata, debatet e brendshme të një skuadre që vendos së bashku seritë e saj shpërthyese që do ti kërkonin llogari Kishës Katolike në një nga qytetet më katolike amerikane. Çdo gazetar do ta pëlqente historinë e “Globe”, por mua do të më pëlqente pjesa tjetër e librit e shkruar për një audiencë më të përgjithshme dhe ka brenda detajet e punës së brendshme të gazetave, që publiku nuk i sheh kurrë. Gazetat e vogla nuk krahasohen me ato të mëdhatë për sa u përket burimeve, por bordi i çmimeve “Pulitzer” ka kërkuar historikisht të nderojë gazetat e vogla që tashmë tregojnë një devotshmëri më të madhe për ti çuar gjërat deri në fund. Më 1979, Medalja e Artë i shkoi gazetës së vogël të përjavshme kaliforniane, “Point Reyes Light” për investigimin e saj të kultit Synanon. Këta të fundit po përdornin dhunën për të heshtur kritikët ndaj saj, ku dokumentuan akte të ndryshme dhune përfshirë dhe një përpjekje të anëtarëve të Synanon për të vrarë një avokat duke i futur një gjarpër me zile në kutinë e tij të postës. Në një kohë kur buxheti i redaksive po tkurret dita-ditës, libri i Harrisit është një thirrje për ruajtjen e gazetarisë investigative. Neve në media na thuhet shpesh se publiku është i zemëruar me ne dhe se nuk na beson, por ia vlen të kujtohet se shumica e këtyre artikujve investigativë u kritikuan kur dolën për herë të parë, por me kalimin e kohës morën vlerat e tyre. Askush nuk e parashikon dot të ardhmen e letrave, por Harris na ka falur një libër që do të frymëzojë gazetarët të ndjekin gazetarinë shërbyese karshi publikut në çfarëdo formati që ajo të marrë. Një punë e tillë është, sipas fjalëve të tij, në zemër të “rolit të pazëvendësueshëm të shtypit në demokracinë amerikane”.
(James B. Steele, dy herë fitues i çmimit “Pulitzer”)
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010