Pse gratë votojnë ndryshe nga burrat?
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Mbulojnë kopertinat e revistave, hapësirat televizive dhe shfaqen me të gjithë atributet e prindërve të devotshëm. Kjo është tabloja që shikon në çdo fushatë zgjedhore dhe e gjitha kjo bëhet për të rrëmbyer votat e femrave. Por pse vota e grave fitohet në një formë krejt tjetër në krahasim me meshkujt, pyet profesori anglez Alison Volf. Politikanët britanikë kanë zënë radhë për të shënuar emrat e tyre në disa prej sajteve të prindërve, ndërsa do ti shihni shpesh me fëmijët në krah gjatë fushatës së sivjetshme që pritet të fillojë shumë shpejt në Britani. Ata u kanë ardhur gjithashtu vërdallë botuesve të revistave të modës dhe thashethemeve si “Grazia”. Pse? Sepse votueset femra janë shumë të interesuara për politikat që shqetësojnë jetën familjare. Megjithatë, kjo është diçka shumë e vjetruar për të vlerësuar gjykimin e grave. Gjysma e forcës punëtore tani përbëhet nga femrat dhe, për sa i përket rezultateve të shkollimit, femrat janë shumë më përpara sesa meshkujt. Por a ka kuptim një qasje e tillë? Në fakt, mund të ketë. Politikisht, gratë votojnë ndryshe nga meshkujt, ndonjëherë dhe në një shkallë të madhe. Kjo diferencë gjinore nuk është karakteristikë e britanikëve, përkundrazi, një diferencë e tillë shihet qartazi në çdo vend të botës kur ka zgjedhje. Shpjegimet për ti dhënë një përgjigje se përse kjo ndodh, janë shumë të vështira, por ne dimë një gjë: herë pas here grave u pëlqen më shumë se burrave për të votuar në mënyrë konservatore. Kjo nuk është sepse gratë votuan në të njëjtën mënyrë si burrat e tyre 50 vjet më parë, sepse ato votuan krejt ndryshe. Në vitet 80 – 90 shumë gra, veçanërisht ato në moshë të re, e zhvendosën votën e tyre majtas dhe hendeku o tyre gjinor me meshkujt u mbyll dukshëm. Por në fillim të kësaj dekade, gratë nën moshën 35 vjeçe kishin më shumë të ngjarë të mbështesnin liberaldemokratët sesa burrat e të njëjtës moshë. Por në përgjithësi ato u dhanë laburistëve më shumë vota se burrat. Tani, sondazhet e fundit sugjerojnë se kjo tendencë po kthehet edhe një herë tjetër. “Ne kemi tendencë të mendojmë se zgjedhjet britanike dhe shoqëria e këtij vendi dominohen nga klasat, ndërsa burrat dhe gratë do të votojnë për interesat e shtresës që ata i përkasin. Por kjo nuk është krejtësisht e qartë. Profesori Paul Ëhiteley nga Universiteti i Eseksit thotë se me kalimin e kohës dallimet mes shtresave janë bërë gjithnjë e më të vogla dhe më pak të rëndësishme, ndërsa njerëzit tashmë janë konfuzë për partinë që do të votojnë. Kjo do të thotë që militantizmi është minimizuar, diçka që nuk ndodhte në vitet 50. Atëherë votuesit do të votonin për partinë e tyre, edhe nëse e ndjenin se ajo nuk ishte zgjedhja e duhur.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010