ALUIZNI, 83 pallatet që hipotekohen
17/12/2008 Lista e plotë e subjekteve që kanë paguar detyrimet
Zbardhen të dhënat mbi banesat që kalojnë në proces
ALUIZNI ka publikuar dje listën e plotë të subjekteve që kanë paguar detyrimet financiare, dhe u futur kështu në procesin konkret të hipotekimit të banesave që kanë në proces. Lista është publikuar dje në faqen zyrtare të ALUIZNI-t ndërsa përbëhet kryesisht nga pallatet e ndërtuara me shtesa mbi projekt. Sipas ligjit ndërtuesit duhet të paguajnë detyrimin mbi këto shtesa sipas karakteristikave të vendosura për ambiente biznesi apo për banim. Ndërsa çmimi për faturën që do të paguhet është sipas ligjit të miratuar më parë.
Në tabelën e publikuar paraqiten, “evidencat e të dhënave mbi emërtesën e subjekteve që kanë shlyer detyrimet financiare, sipas procedurave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, me shtesa informale. Lista emërore e subjekteve. Adresa e objekteve me shtesa pa leje që trajtohen. Sipërfaqet shtesë të evidentuara (banim/shërbim/ndërrim destinacioni). Vlerat monetare të pagesave, sipas përllogaritjes së kryer nga ALUIZNI për detyrimet përkatëse financiare”, thuhet në njoftimin e dhënë prej vetë Agjencisë së Legalizimit të Zonave Informale. Ndërkohë q procesi cilësohet si zgjidhja e problemit të personave që kanë blerë apartamente në këto ndërtesa. Kjo pasi me pagesën e faturës nis procesi I hipotekimit përfundimtar të objektit, proces që do të kryhet nga vetë ALUIZNI dhe më pas dhënia e tapisë së banesës për secilin nga blerësit. Pas kësaj secili prej tyre do të ketë mundësinë që të aktivizojë pronën e marrë dhe me mbështetjen e ALUIZNIT.
Gjithësesi Brenda muajve të parë të vitit 2009 ALUIZNI pritet të nisë dhe një tjetër process të miratimit të listave për banesat që kalojnë në legalizim. Ndërsa pritet të rinisë dhe diskutimi mbi vendimin e dhënë prej Gjykatës Kushtetuese në lidhje mbi zbatimin e ligjit për legalizimin e ndërtimeve informale.