E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina dhe Shkupi ,ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike

Qeveria e Maqedonisë akoma nuk ka caktuar një datë se kur do të vendosen marrëdhëniet diplomatike Prishtinë-Shkup.Tani më kanë kaluar disa muaj nga akti i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia, mirëpo vendosja e marrdhënieve diplomatike në nivel ambasadash është duke ngecur.Zëvendësminstri i Punëve të Jashtme, Zoran Petrov deklaroi sot se "Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të ndodhë atëherë kur të dy palët do ta vlerësojnë se është momenti adekuat". Lidhur me kufirin me Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme theksoi se "Mbetet të shënohet edhe më pak se një kilometër në zonën rreth Debëlldesë, ku duhet të vendosen gurët kufitarë, me çka ky proces do të rrumbullaksohet konform paralajmërimeve".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›