ALUIZNI: Lista me 2 mijë ndërtimet që legalizohen në të gjithë Shqiperinë
TIRANË- Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe In tegrimit të Zonave e Ndërtimeve Infor male ka publikuar listën emërore të 2014
personave, të cilëve iu është përgatitur leja e legalizimit. ALUIZNI i fton qytetarët të paraqiten pranë drejtorive rajonale të qarkut të tyre për të tërhequr lejen e legalizimit, çka e bën automatikisht objektin informal të ndërtuar prej tyre tërësisht legal dhe të regjistruar në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Personat në listë brenda 48 orësh nga pagesa e faturës financiare pajisjen me lejen e legalizimit.
Në deklaratën zyrtare që shoqëron njoftimin për shtyp për lejet e përgatitura, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se, "Kemi kënaqësinë të njoftojmë se ky volum i madh pune është kryer në një javë pune efektive nga drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër qarqe. Kjo falë përkushtimit tonë, por para së gjithash falë interesit dhe entuziazmit në rritje të ndërtuesve informalë". Më tej kreu i ALUZNIT shton se ndryshimet e bëra, thellimi i procesit të legalizimit, krijimi i drejtorive të reja, të cilat do të punojnë në njësi territori më të administrueshme, na bëjnë të shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se do të përmbyllim procesin e legalizimit të ndërtimeve informale brenda afatit të shpallur, viti 2013.
"Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin të njoftojmë gjithë vetëdeklaruesit, e kryesisht emigrantët e kthyer për pushime në atdhe, të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë që së bashku të realizojmë objektivin e përcaktuar", thekson Kollozi në deklaratë.
(Lsita me emra sot në GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)