E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër: Sekuestrohen 5 kg mariuanë, arrestohet poseduesi

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastres ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin Lavdim Turtulli, 22 vjec, lindur në Librazhd dhe me banim të përkohshëm në Gjirokastër. 

Burime zyrtare nga drejtoria e policise thane se Turtulli eshte arrestuar ne vendin e quajtur "Ura e Lumit", pasi gjate kontrollit te ushtruar ne valixhen e tij u gjeten 5 kg lende nerkotike e llojit mariuane. Te njejtat burime saktesuan se 22- vjecari Turtulli e ka marre lenden narkotike ne Lazarat ne kembim te lekeve per punen qe ai ka kryer tek banoret e ketij fshati per kultivim lendesh narkotike. Mesohet se lenda narkotike kishte destinacion Elbsanin ku edhe do te shitej ne sasira te vogla.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›