E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet raporti i 25 korrikut: Zymberi nuk u vra nga snajperat

PRISHTINË- Enver Zymberi nuk është vrarë nga snajperat. Ai është qëlluar nga afër. Kjo bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i hartuar lidhur me ngjarjet e 25 korrikut të vitit të kaluar, e të cilin e kane siguruar mediat ne Prishtine. Në këtë raport, përshkruhet në detaje sulmi serbëve në eskortën e Policisë së Kosovës, ku morri plagët vdekjeprurëse polici nga Kosova, Enver Zymberi. 

Nga këto të shtëna fillimisht është plagosur rëndë dhe pas disa orëve ka ndërruar jetë, Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës.Të shtënat kishin zgjatur disa minuta ku edhe zyrtarët policore janë detyruar të përdorin armët e tyre zyrtare për të zmbrapsur sulmin dhe kishin arritur të tërhiqeshin në drejtim të Mitrovicës:
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›