Kakavijë, ishte shpallur në kërkim nga drejtesia amerikane, pranga 38- vjecarit
KAKAVIJE- Një person i shpallur në kërkim nga drejtesia amerikane u arrestua sot në Kakavije, rreth 25 km larg qytetit të Gjirokastrës, në jug të vendit, njoftoi policia kufitare. “Vaso Shani, 38 vjeç, lindur në fshatin Sopik (Gjirokastër) dhe banues në lagjen “28 Nëntori” të qytetit Ballsh, u arrestua në Kakavije teksa tentonte të hynte në Shqipëri”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të njëjtat burime thanë se Shani ishte shpallur në kërkim nga drejtesia e SHBA, pasi rreth një vit më parë gjykata e Ohios ka lëshuar një urdhër ndalimi për 38 vjeçarin për veprën penale “Mashtrim i institucioneve financiare” dhe “Pastrim parash”.
“Shani ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet të rremë, por falë sistemit TIMS rezultoi re 38 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar”, saktësoi policia. (e.m/BalkanWeb)