Ish-zonja e parë, Teuta Topi: Ishin 5 vite tepër të veçanta
TIRANË- Bashkëshortja e ish-presidentit Topi, Teuta Topi ka artikuluar një mesazh me rastin e largimit të saj si Zonjë e Parë. “Këto pesë vite, për mua, kane qenë tepër të veçanta, pasi përveç punëve të ndryshme, unë pata privilegjin të takohem dhe të njihem me grupe të ndryshme moshash dhe interesi, me grupe të ndryshme sociale, me njerez të shquar dhe të respektuar në fushat dhe në profesionet e tyre. Ishte ndihma dhe mbështetja juaj që më bëri të ndihem mirë, e plotësuar dhe të mos ndihem kurrë vetëm.
Në këtë fund mandati unë ndjehem e qetë, pasi u mundova te jap gjithçka të mirë nga vetja ime, të mos shkëputem asnjë moment nga njerëzit e thjeshtë dhe ata në nevojë. Gjatë kësaj periudhe relativisht jo të shkurtër, jam ndeshur edhe me pengesa e vështirësi të natyrave të ndryshme, të cilat kam patur fatin t’i përballoj me ndihmën dhe me mbështetjen e miqve”, thuhet në mesazhin e Teuta Topit.
(e.m/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ikën nga Presidenca, Topi feston më miqtë: Impenjime në shumë plane