ALUIZNI, me organizim të ri administrativ
Autori i Lajmit: red.
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI) do të funksionojë mbi bazën e një organizimi të ri, sipas disa ndryshimeve në vendimin nr.289 datë 17.5.2006, të miratuara në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave. ALUIZNI ka drejtorinë qëndrore në Tiranë, drejtori në nivel qarku, dhe zyra në njësi të qeverisjes vendore. Në Bashkinë e Tiranës do të ketë 7 zyra; Bashkia Kavajës, 1 zyrë; Bashkia Kamëz, 1 zyrë; Komuna Paskuqan, 1 zyrë; Bashkia Vlorë, 1 zyrë; Bashkia Sarandë, 1 zyrë; Bashkia Orikum, 1 zyrë; Bashkia Durrës, 2 zyra; Bashkia Fushë Krujë, 1 zyrë; Komuna Manzë, 1 zyrë; Bashkia Laç, 1 zyrë; Bashkia Korçë, 1 zyrë; Bashkia Pogradec, 1 zyrë; Bashkia Lushnjë, 1 zyrë; Bashkia Fier, 1 zyrë; Bashkia Berat, 1 zyrë; Bashkia Elbasan, 2 zyra; Bashkia Shkodër, 1 zyrë; Komuna Bushat, 1 zyrë. ALUIZNI do të drejtohet nga drejtori i përgjithshëm dhe 2 zëvendësdrejtorë, ndërsa do të financohet nga buxheti i shtetit, nga të ardhurat që siguron nga mbledhja e tarifës së shërbimit, në përputhje me ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar dhe nga donacionet e huaja". Ky vendim u mbështet në nenin 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 4 e 46, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, me propozim të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008