E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUIZNI ne terren per matjet e objekteve informale

Agjencia e Legalizimeve ka nisur përsëri një fushatë të verfikimit fillestar në terren, pas ka rezultuar se shumë banesa nuk është bërë procesi i matjes. Duke parë ankesat e shumta në këtë drejtim, për mosmatje ose matje të gabuara, grupet e verifikimit kanë dalë edhe një herë në teren. Burime zyrtare nga ALUIZNI bëjnë me dije së janë mijëra banesa që ende nuk janë matur për të përmbyllur kështu edhe fazën e parë të procesit, e cila ka të bëjë me azhornimin në terren. Pa përfundimin e kësaj faze nuk mund të vijohet më tej me legalizimin. Ekspertët e ALUIZNI-t bëjnë me dije se procesi i matjes do të përfshijë të gjitha banesat e ndërtuara para vitit 2008, kur ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi dhe këto objekte nuk janë kontaktuar asnjeherë nga agjencia, konform detyrimeve ligjore. Këto verfiikime do të kryhen brenda muajit gushtit për Tiranën, pasi afati i legalizimeve përfundon në vitin 2013. Aktualisht mësohet se po vijon procesi për rreth 240 mijë dosje për obvjekte në proces legalizmi, ndërkohë që përqëndrimi më i madh i vëmendjes është në qarkun e Tiranës. Ky qark është më i madhi për sa i përket numrit të ndërtimeve pa leje, që llogariten rreth 80 mijë. Ndërkohë, po këtu është konstatuar edhe numri më i madh i ndërtimeve , në të cilat nuk kanë përfunduar ende matjet. 
Sipas të dhënave nga Drejtoria e ALUIZNI-t të këtij qarku, procesi po ecën me ritme të shpejta paralelisht, si në qytet ashtu dhe jashtë vijës së verdhë, pta në të gjithë qarkun e Tiranës. Shumica e objekteve kanë kaluar në vendimet e Këshillit të Ministrave, ndërsa dalin në mënyrë të shpeshtë lista të reja, të atyre që përfitojnë legalizmin e banesave të tyre. 
Ndërkaq, Drejtoria e Pëgjithshme e ALUIZNI-t ka parashikuar që procesi total i legalizmeve do të mbyllet në mes të vitit 2013, periudhë kur pritet të mos ketë më asnjë objekt informal në rang vendi.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›